• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manjani- gjyqtarëve: Prisni publikun/ Irritohet gjyqtari Lara: Për çfarë t’i presim?

by A R
14/12/2015 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mendimi se trupa gjyqësore duhet të presë publikun apo qytetarin, duket se irritoi së tepërmi gjykatësin e apelit Dhimitër Lara, i cili fillimisht në shenjë mohuese (duke lëvizur gishtin tregues) pyeti Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani se për çfarë duhet të presë gjyqtari publikun.

Gjatë fjalës së Ministrit Manjani në Konferencën Kombëtare Gjyqësore, ka patur edhe një debat të shkurtër mes tij e gjykatësit Lara, pasi ky i fundit nuk ka pranuar idenë e Ministrit për të pritur qytetarët nëpër gjykata.

Në kundërpërgjigje Ministri shpjegoi se po kërkohet një kocept i ri, i një gjyqtari të besueshëm në komunitet që së pari i shërben këtij të fundit.

Debati

Manjani: Kam qenë përkrahës dhe mbetem përkrahës i gjykatës komunitare. Kryetarët e gjykatave në mënyrë të veçantë duhet të jenë njerëz publik, duhet të jenë njerëz publik jo vetëm që thjesht të presin dhe përcjellin njerëz hallexhinj në zyrat e gjykatave

Lara: Për çfarë t’i presim?

Manjani: Por kryetari i gjykatës duhet të jetë….ja do ta shpjegoj mos u mërzit

Lara: Për çfarë do t’i presim

Manjani: Mos u mërzit

Lara: Ti presim në ç’gjykatë…

Manjani: Mos u mërzit, po kërkojmë një koncept tjetër dhe ky koncepti tjetër do të thotë që kryetari i gjykatës është njeri publik në komunitet dhe i shpjegon ligjin komunitetit. Kështu që ky është një koncept shumë i ri e kuptoj reagimin mos u mërzit se do të kemi kohë ta qetësojmë dhe njëri-tjetrin dhe ta sqarojmë njëri-tjetrin ashtu siç duhet.

Dhe gjyqësor i besueshëm do të thotë t’i shërbesh komunitetit sipas nevojës dhe jo të presësh komunitetin dhe gjysmën ta kënaqësh se i jep të drejtën dhe gjysmën e pakënaqur ta bësh edhe më të pakënaqur. Ky është problemi i juaj dhe jo i joni….

Ne e kemi shumë kollaj t’ju themi që jeni të korruptuar kjo është gjëja më e thjeshtë; Ju fusim gjithëve në një thes dhe gjejeni ju pastaj çelësin se si do hapet ky thesi për të dalë nga korrupsioni, kjo është më e thjeshta. Po përpiqemi të jemi në një varg që të mund të dalim bashkarish aty ku duhet dhe shërbim i besueshëm do të thotë që të shërbesh shpejt.

Next Post

OPEC rrit prodhimin, çmimi i naftës i afrohet nivelit më të ulët të 11 viteve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In