Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi do të rihidhet përsëri për të plotësuar mungesat në radhët e anëtarëve nga Gjykata Kushtetuese e Gjykata e Lartë.
Mirela Fana dha dorëheqjen ndërsa Vladimir Kristo refuzoi t’i nënshtrohej Vetingut, duke lënë këtë strukturë të rëndësishme të drejtësisë të paplotë.
Por pavarësisht rihedhjes së shortit të gjithë anëtarët e rinj të KED-së, Këshillit të Emërimeve në Prokurori dhe Gjyqësor, institucione që krijohen rishtaz me reformën në drejtësi, duhet t’i nënshtrohen Vettingut. Pa opozitën i gjithë sistemi ndodhet në ngërç.
Pas tre javëve pasi aplikantët që duan të bëjnë Vettingun të kenë plotësuar dosjet e paplota pranë avokatit të popullit dhe ONM të ketë skanuar emrat e tyre, maxhoranca do të kthehet sërish në vendnumëro. Pa opozitë e pa Vetting.
Report