• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: PD kërkon të bllokojë vetting-un, në mars duhet të ngrihet komisioni ‘Ad Hoc’

by Java News
22/02/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka komentuar dje reagimet kundërshtuese për rolin e ONM që shfaqën dy ministra të LSI, Petrit Vasili si ministër Drejtësie dhe Klajda Gjosha si ministre e Integrimit. Manja tha se ministrat e LSI nuk kanë qetë të qartë për rolin që do të luajnë ambasadorët që do të jenë në Bordin e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit.

Sipas tij, është vetë Komisioni Europian që vendos çfarë raportesh do të ketë me ONM që do të bashkëpunojë me institucionet shqiptare për të bërë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ata kanë pasur nevojë të qartësohen. Bordi i ONM ka një mision tjetër ndërsa vëzhguesit kanë mision tjetër. Ky bord do të udhëhiqet nga KE.

Tani se si e organizon punën KE në raport me ONM është çështje e tyre. Puna e vëzhguesve është përgjegjësi e autoriteteve kushtetues për kriteret e saj”, theksoi deputeti socialist, duke shtuar se së fundmi janë qartësuar çështjet.

Deputeti Manja u shpreh edhe për protestën e opozitës dhe efektin që do të ketë në ngritjen e dy komisioneve të vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe Kolegjit të Apelimit. Ai tha se protesta apo mos qenia e deputetëve demokratë në Kuvend, bllokon vetingun.

“Vetingu është larg dhe afër. Është larg për shkak të bojkotit nga ana e Partisë Demokratike dhe do të ishte shumë afër nëse Parlamenti do të kishte treguar vullnetin e duhur politik nëse do të kishte venë në zbatim reformës.

Brenda këtij muaji duhet të zgjidheshin drejtuesit e komisioneve”, tha deputeti i PS në një intervistë televizive. Sipas Manjës, brenda javës së parë të muajit mars kandidaturat për Vetingun duhet të ishin në Kuvend dhe të niste procesi i ngritjes së komisionit Ad Hoc që do të përbëhet nga 3 deputetë të mazhorancës dhe 3 të opozitës. Në kushtet kur PD ka bojkotuar Kuvendin, ngritja e këtij komisioni është në pikëpyetje.

ma.me

Next Post
Komiteti i Stabilizim Asociimit: Brukseli të hapë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE

Trashëgimia kulturore/ Brukseli 4.5 mln $ investime në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

March 28, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Rritet nafta, bien bursat financiare dhe kuotat e Trump-it

March 28, 2026
Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In