• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Kuvendi legjitim edhe pa opozitën

by Java News
19/02/2019 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kuvendi është legjitim edhe me djegien e mandateve të opozitës, por ky akt i paprecedentë dëmton rëndë integrimin e Shqipërisë në BE”, tha sot deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja në një intervistë televizive.

Manja u shpreh sot se djegia e mandateve të opozitës është një situatë e paprecedentë.

Manja argumenton se “Kushtetuta në Neni 71, ka parashikuar rastet  e ndërprerjes së mandatit të deputetit. Kodi Zgjedhor në Nenin 164 të tij përcakton rastet se si veprohet kur një deputet heq dorë nga mandati”.

“Nuk e di sa seriozisht e ka opozita për djegien e mandateve, por Kodi Zgjedhor e ka përcaktuar qartë se nuk vlen asnjë marrëveshje paraprake, individuale apo kolektive. I vetmi rast që ka parashikuar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor se si ndërpritet mandati është akti individual i çdo deputeti të opozitë për të hequr dorë nga mandati dhe Kuvendi pasi administron heqjen dorë nga mandati ia dërgon KQZ-së”, tha ai.

Po ashtu, Manja tha se opozita ka një vendimmarrje politike, por mënyra se si veprohet e ka përcaktuar Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

“Deri më tani,  askush nuk ka hequr dorë nga deputetët e opozitës siç e kërkon Kushtetuta. Mandate nuk janë të PD-së sepse deputetët e kanë fituar në mënyrë individuale mandatin. Sepse në fund të fundit, ne jemi në një demokraci përfaqësuese, ato mandate janë të sovranit dhe nëse opozita ka vendosur t’i braktis, kjo është çështje e opozitës. Dhe për mua nuk është serioze. E din çfarë kërkon opozita?  Pasi kanë kaluar dy vjet nga zgjedhjet, kërkon një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër, sepse më kanë vjedhur zgjedhje. Kur u mori vesh se u vodhën zgjedhjet? Kur KQZ dha vendim, kur faktori ndërkombëtarë OSBE/ODIR i njohu dhe i certifikoi zgjedhjet?!”, tha ai.

“Dëmi më i madh që i bëhet vendit është i pallogaritshëm”, shtoi Manja, pasi  na ndajnë pak muaj nga prezantimi i paketës së zgjerimit nga Komisioni Europian dhe në qershor do mblidhet Këshilli për t’u shprehur për negociatat e Shqipërisë me BE.

Për sa i përket funksionimi të Kuvendit pa mandatet e opozitë, Manja shprehet se për të gjitha këto e ka dhënë zgjidhjen Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

“Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputet të zgjedhur në mënyrë sipas sistemit proporcional rajonal dhe po Kushtetuta në nenin 78, thotë se Kuvendi vendos me shumicën e vota dhe kjo do të thotë se me 71 deputet është legjitim. E vetmja gjë që nuk bënë Kuvendi është se nuk miraton ligje me shumicë të cilësuar 84 vota, por le të presim se do t’i djeg apo jo opozita mandatet mete për t’u parë. A kanë më të vërtet, apo jo?!”,- tha ai.

/a.rada

Next Post
Kapen 20 celularë në burgun e Fierit, ishin fshehur në portat e futbollit

Kapen 20 celularë në burgun e Fierit, ishin fshehur në portat e futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!

November 10, 2026
Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

Shqiptarët shlyejnë kreditë në kohë! Huatë me probleme, në nivelin më të ulët që prej vitit 2008, flasin ekspertët

November 10, 2026
Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

Pagë marramendëse për të punuar në Hënë! NASA hap dyert për astronautët e rinj: Bëhuni pjesë e historisë së eksplorimit hapësinor!

November 10, 2026
“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

“U mblodhën gjithë brezat”- Balla në 70-vjetorin e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” në Kavajë: Shkollë me emër të madh në gjithë Shqipërinë!

November 10, 2026
Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In