• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Ja kategoritë e të dënuarve që përfitojnë dhe përjashtohen nga amnistia penale

by A M
24/01/2024 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja shpjegoi kriteret dhe kategoritë që përfitojnë nga amnistia penale. Ministri tha në “Real Story” se nga kjo nismë përfitojnë të gjithë gratë dhe burrat që janë dënuar për një vepër me dënim deri në 4 vite burg ose që iu ka mbetur më pak se 4 vite burg për të kryer.

Ata që janë të dënuar për vrasje, edhe nëse iu ka mbetur më pak se 4 vite burg, nuk përfitojnë nga amnistia. Ministri shtoi se përjashtohen gjithashtu nga nisma edhe personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Kategoria e tretë që nuk përfiton janë të dënuarit nga GJKKO për të gjitha ato vepra që janë në kompetencën e kësaj gjykate.

“Nga amnistia përfitojnë të gjithë gratë që janë dënuar për një vepër deri në 4 vjet burgim ose që iu ka ngelur pa vuajtur nga dënimi 4 vjet. Burrat deri në tre dhe që iu kanë ngelur më pak se tre. Ka edhe kufizime sepse jo për të gjitha veprat qoftë burra apo gra janë kategori përfituese. Përfitojnë edhe të miturit brenda atyre kufizimeve që ka përcaktuar ligji. Ka një numër të konsiderushëm veprash ku personat e dënuar nuk përfitojnë. Por në të gjitha rastet, iu zbritet një vit dënim burrave dhe një vit e gjysmë për gratë. Kush nuk përfiton? Personat e dënuar për vrasje, krime kundër jetës edhe nëse iu ka mbetur tre vjet ose më pak, edhe sikur t’u kenë ngelur edhe gjashtë muaj. Nuk përfitojnë. Të dënuar për vrasjen e një gruaje shtatzësnë, e një fëmije të mitur, kush është dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, nuk përfitojnë. Nuk përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm. Kur kanë vuajtur fizikisht pa ulje që bën gjykata, pa vitet e përfituara me amnisti, kur kanë vuajtur jo më pak se 35 vjet burgim në rrethana të jashtëzakonshme mund të bëjnë kërkesë për lirim para kohe me kusht në gjykatë. Nëse ka humbur komplet familjen dhe mund t’i ketë ngelur për të mbajtur kujdesi për fëmijën, bashkëshorten apo prindërit. Nuk përfitojnë as ulje një vit burrat. Dhe kategoria e tretë që nuk përfitojnë janë të dënuarit nga GJKKO për të gjitha ato vepra që janë në kompetencën e kësaj gjykate. As ata që janë dënuar nga SPAK apo gjykata e juridiksionit të përgjithshëm. Flitet për vendime të formës së prerë deri më 30 Nëntor 2023. A mund të përfitojë një person që e ka dënuar gjykata e posaçme por nuk është zyrtar i lartë publik, nuk është dënuar për korrupsion apo në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal? Po, nëse për shembull një person i dënuar nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm me vendim të formës së prerë, është dënuar për falsifikim dokumentash, burrë me tre vite burgim dhe që përfiton nga kjo amnisti…nëse vendimi i gjykatës së posaçme kundër korrupsionit i formës së prerë të ka dënuar për këtë vepër, dhe të ka rënë akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, në barazi të plotë juridike përfiton edhe ky person, pavarësisht se është dënuar nga GJKKO. Ata që nuk përfitojnë si kategori janë zyrtarët e lartë publik, subjektet e deklarimit të pasurisë, veprat penale të korrupsionit dhe ata që janë dënuar për grup të strukturual kriminal.”, u shpreh ministri.

I pyetur nëse përfitojnë të paraburgosurit nga amnistia, Manja tha:

“Përfitojnë në lidhje me amnistrinë mbi ndjekjen penale. Kemi ndjekur rregullin që pushohen ndjekjet penale për të gjitha çështjet në hetim dhe në gjykim që nuk kanë marrë formën e prerë dhe që dënohen deri në 2 vjet. Janë plagosja e lehtë me dashje, fyerja, të gjitha këto pushohen si çështje por edhe brenda kësaj kategorie, edhe pse dënohen për dy vjet, nuk përfitojnë. Çfarë ka të bëjnë me lirinë personale, me cënimin e nderit dhe dinjitetin e personit, edhe pse është kundravajtje penale, i kemi përjashtuar si kategori përfituese.”, shtoi Manja.

/a.d

Next Post
Basha akuzoi se mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK-un, Manja: Nuk e marr seriozisht, drejtësia e re është tërësisht distante nga politika

Basha akuzoi se mazhoranca kërkon të kontrollojë SPAK-un, Manja: Nuk e marr seriozisht, drejtësia e re është tërësisht distante nga politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In