• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Manipuluan rezultatin e 25 prillit/ 21 numërues akuzohen nga KQZ për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

by Java News
22/12/2021 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, emrat e të cilëve do të referohen në organin e prokurorisë. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë kryer shkelje. Report Tv ka siguruar listën e plotë të emrave të tyre, të cilët akuzohen nga KQZ për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.  21 numërues akuzohen nga KQZ se kanë hequr apo kanë shtuar vota për kandidatë ose parti.

Lista e emrave të kallëzuarit nga KQZ: Pëllumb Brusha, Lavdi Kajmaku, Ervin Kajo, Eraldo Kazija, Indrit Laçi, Oen Nallbani, Sajmir rushit, Dritan Kerri, Arjan Tafa, Besmir Gaxha, Alti Elezaj, Enri Durmishi, Erisa Fero, Eda Begaj, Besjana Heremi, Klevis Sorra, Emirjan Hasa, Blerta Nure.

Shkeljet lidhur me tjetërsimin e votave të kandidatëve dhe votim të dyfishtë u zbuluan gjatë procesit të rinumërimit të 10% të kutive të votimit, ku deputetët e PD Zef Hila dhe Lefter Gështenja rezultuan se morën numrin më të lartë të votave të padrejta.

Rinumërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zbuloi se ka pasur vjedhje nga partitë e mëdha, duke ua hequr partive të tjera. Nga hapja e kutive rezultoi se subjekti që ka vjedhur më shumë vota ishte pikërisht Partia Demokratike, e cila megjithatë i humbi zgjedhjet, pasi numëruesit i kishin shtuar 60 vota Partisë Demokratike, e cila si për ironi ka ngritur një komision hetimor për të hetuar abuzimet e pretenduara në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pas PD-së vinte Partia Socialiste, të cilës numëruesit i kishin shtuar 43 vota në mënyrë të padrejtë, duke ua hequr partive të tjera. E treta renditej Partia Socialdemokrate, e cila nga hapja e kutive rezulton se ka marrë 9 vota më shumë. Lëvizja Socialiste për Integrim, partia më problematike sa i takon blerjes dhe tjetërsimit të votës, renditej e katërta, ku u kishte marrë 7 vota partive të tjera. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare ka marrë 2 vota tepër, ndërsa Aleanca Demokracia e re një votë. Nga ana tjetër, i janë hequr 4 vota Partisë Bindja Demokratike, dy vota Nismës Thurje, dy vota koalicionit ABEOK dhe një votë Lëvizje për Ndryshim. Ky rezultat është prodhuar nga rinumërimi i votave në 235 qendra votimi. Numri total i qendrave të votimit është 5,199. Rinumërimi i pjesshëm tregon edhe një herë se partitë e mëdha vijojnë të marrin votat e partive të vogla.

g.kosovari

Next Post
Berisha hyri dje me dhunë brenda zyrave, Basha shton masat e sigurisë, ‘blindon’ PD me kamera

Berisha hyri dje me dhunë brenda zyrave, Basha shton masat e sigurisë, 'blindon' PD me kamera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të dënuar për marrëdhënie me dhunë dhe trafik droge, arrestohen dy turq në Rinas

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt vendeve të BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi, pasuritë…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

September 15, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

September 15, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali…

September 15, 2026
DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

September 15, 2026
Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

Ngërçi me pagat/ Administrata e Gjykatës Kukës bojkoton punën, shërbimet ofrohen vetëm për seancat urgjente dhe masat

September 15, 2026
Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj! Kushtetuesja e kishte quajtur joproporcional arrestin

Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj! Kushtetuesja e kishte quajtur joproporcional arrestin

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com