• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manipulim me 242 mijë vota, në Kosovë do të ndryshojnë rregullat pas parregullsive në zgjedhje

by E S
23/05/2026 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 242 mijë vota të qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit u manipuluan nga komisionerët komunal, dukuri kjo që komprometoi gjithë procesin e numërimit të votave.

Derisa po kryhen akoma hetime, Kosova po përgatitet edhe për një proces tjetër zgjedhor që zhvillohet më 7 qershor. Për të evituar përsëritjen e një manipulimi të tillë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndryshuar rregulloren me të cilin shtohet kontrolli në numërimin në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Me qëllim të shtimit të kontrollit ndaj procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe në mënyrë që të shtohet besueshmëria e qytetarëve në procesin zgjedhor, KQZ-ja e ka parë të udhës të vendosë këtë mekanizëm të kontrollit të procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve politike”, deklaroi Valmir Elezi, zëdhënës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas këtij ndryshimi, do të rinumërohen 10% e vendvotimeve në nivel vendi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë rinumërimin deri në 10% të vendvotimeve të cilat paraprakisht numërohen në Qendrat Komunale të Numërimit, ky rinumërim do të bëhet Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, shtoi Elezi.

Së paku 700 persona u intervistuan për manipulimin me votat nga zgjedhjet e shkuara, ndërkohë që vetëm katër janë të akuzuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor. Megjithatë, ekziston rreziku që të njëjtët persona që janë përfshirë në këtë manipulim, të mund të angazhohen në procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të ardhshme. Kjo vjen për shkak se rregullorja e re nuk ua ndalon përfshirjen në proces personave që janë nën hetime, por vetëm atyre që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tre vjetët e fundit.

Brenda një viti e gjysmë, Kosova më 7 qershor mban procesin e tretë të zgjedhjeve parlamentare.

Next Post
FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

FOTOLAJM/ Demokratët bojkojnë procesin zgjedhor, shkruajnë në fletë emrin ‘Merjeme Salianji’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

Rama miraton shpërblimin prej 269 mijë lekësh të reja për 2,750 policët që përballen me protestuesit

October 19, 2026
Alibeaj: Rama do sistem gjysmë-presidencial. Përgjegjësinë penale e mban kryeministri, jo Diella!

Deklarata e ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri, Alibeaj: Po na thonë që disa gjëra zgjidhini vetë

October 19, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dhuna që prodhon vetëm spekatatorë dhe një spektakël me aktorë të marrë hua

October 19, 2026
Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

Trump nënshkruan një urdhër që synon nxitjen e kërkimeve për shëndetin e grave

October 19, 2026
Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

Protestuesit u strehuan te Katedralja, reagon Kisha Ortodokse: Respektoni vendet e shenjta, nuk janë hapësira konflikti!

October 19, 2026
PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com