• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manipulatorët… ja si t’i dalloni dhe t’i luftoni ata

by Java News
14/06/2016 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mendoni se keni në gjirin e punës apo shoqërisë suaj një manipulues? Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të zbuloni dhe të luftoni një njeri që jua do të keqen për të përfituar vetë

Disa njerëz janë manipulues të lindur dhe kjo jo në kuptimin e mirë të fjalës. Një manipulues psikologjik krijon me vetëdije një pabarazi të pushtetit, duke e shfrytëzuar viktimën ose rrethanat për t’i shërbyer qëllimit të vet.

Kjo mund të jetë favorizuese dhe në fushën e biznesit shumë gra dhe burra janë manipulatorë të lindur. Problemi është se një manipulues psikologjik jo gjithnjë ka në mendje interesat më të mira të biznesit.

Sipas psikologjisë, shumica e manipuluesve kanë katër tipare të përbashkëta:

Ata dinë të dallojnë dobësinë manipulatori-1Sapo i zbulojnë këto dobësi, ata shpesh i përdorin kundër personit tjetër. Përmes mekanizmave të tyre të mashtrimit, ata ju bindin të hiqni dorë nga diçka e juaja në mënyrë që t’u shërbeni interesave që vërtiten rreth tyre.

Në punë apo në situata sociale dhe familjare, sapo një manipulues ia del të përfitojë prej jush, ai person do të vazhdojë ta përsërisë këtë shkelje ndaj jush derisa t’i ndaloni.

Por si përballen njerëzit e suksesshëm me një manipulues? Ata e bëjnë këtë përmes diturisë dhe forcës së karakterit. Më poshtë do të mund të lexoni disa tipare dhe veprime që njerëzit e suksesshëm përdorin zakonisht kur përballen me manipuluesit psikologjikë, shkruan shqip.

  1. Besojini dikujt derisa të humbasë ndershmërinë

Sipas Jorge Diaz, themelues i Lead Layer, ndershmëria është një nga matësit më të mirë për të përballuar me sukses manipuluesit. Sinqeriteti dhe ndershmëria janë filtra të mënyrës se si njerëzit që ju shkaktojnë probleme duan apo jo të përfitojnë nga lidhjet tuaja për qëllimin e tyre.

Steve Jobs, ish-drejtor i përgjithshëm i NeXT dhe Apple dhe një nga njerëzit më të suksesshëm në histori, kishte zakonin e të qenët shumë i ndershëm. Ai i tha biografit të tij “nuk mendoj se jam i padrejtë me njerëzit, por nëse diçka nuk shkon, ua them në fytyrë. Është puna ime të jem i ndershëm”.

  1. Manipuluesit janë komunikues të zotë

Një manipulues nuk e bën atë që thotë, por do t’ju bindë juve se aftësitë e tij/saj janë të një vlere më të madhe nga sa është e vërteta. Fatkeqësisht, sapo të jeni gati të veproni ndaj tij, personi manipulues nuk do të veprojë apo nuk do t’ju japë justifikime që të mund të përfitojë nga situata.

Sapo një manipulator tregon se cili është në të vërtetë, është koha që të ndërprisni çdo marrëdhënie me të. Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë këtë dhe veprojnë menjëherë për të hequr manipuluesin nga çdo pozicion influence që mund të ketë.

  1. Vlerësoni veprimet e së shkuarës

Duke parë punën që njerëzit kanë kryer në të shkuarën dhe duke kërkuar më thellë mbi marrëdhëniet ndërpersonale të një individi në të shkuarën, ju mund të kuptoni se çfarë personaliteti ka ky person. A tregojnë veprimet e së shkuarës një përgjigje të shëndetshme ndaj frikës apo munden prej saj? Manipuluesi shpesh mundet nga frika, shkruan shqip.

Carly Fiorina, ish-drejtoreshë e përgjithshme e Hewlett Packard, thekson se “ndryshimi midis njerëzve që kanë arritur sukses dhe ata që kanë dështuar, në shumë raste nuk është frika. Kushdo ka frikë. Ndryshimi është nga ajo që dikush mëson prej frikës. A punoni për ta lënë atë pas apo lejoni që frika t’ju mundë? Kjo është situata ku dallohen personat shumë të suksesshëm nga të tjerët”.

  1. Ndiqni intuitënmanipulatori-2

Qoftë në jetën e biznesit apo në atë personale, nuk ndodh shpesh që të dëgjojmë zërin brenda vetes. Personat e rëndësishëm janë të sinkronizuar me mendjen dhe trupin e tyre dhe marrin vendime të menduara më mirë.

Bill Gates dikur tha: “Shpesh mbështetem te intuita ime”. Steve Jobs ishte po ashtu dakord, duke i inkurajuar të tjerët që “të kenë kurajën të ndjekin zemrën dhe intuitën”. Nëse kjo nuk mjafton, Oprah Winfrey këmbëngul që njerëzit të ndjekin instinktet e tyre sepse “këtu manifestohet mençuria e vërtetë”, shkruan shqip.

  1. Mos toleroni

Gary Rawding, drejtori i myServiceForce, thekson se njerëzit e suksesshëm zakonisht nuk bëjnë sikur nuk kuptojnë. Në vend të kësaj, ata priren të jenë direkt dhe sfidues, duke e ditur se manipulimi nuk do të qëndrojë gjatë nëse haset me dritën e fortë të inspektimit nga brenda.

Rrezikoni, mos jini shumë tolerantë me të tjerët duke bërë sikur nuk dëgjoni apo kuptoni. Vlerësoni nga afër çdo person me të cilin përballeni dhe çdo situatë ku përfshiheni, sepse vetëm kështu do ta kuptoni se çfarë shkon dhe çfarë jo.

  1. Prisni rezultate të shkëlqyera

Një manipulues do ta ketë të vështirë, në mos të pamundur të arrijë një rezultat të shkëlqyeshëm. Ata vënë gjithnjë justifikimet përpara punës jo edhe aq të mirë. Kjo vjen për shkak se mendojnë se janë më të zotët me fjalë sesa në punë. Ashtu si ndershmëria, pritshmëria juaj për ekselencë do të veprojë si një filtër për personat që ju manipulojnë.

Next Post

Në 2028, njeriu do të ketë nisur kolonizimin e Marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

September 15, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Me dyer të mbyllura dhe pa përfaqësim palësh! Seanca për Erion Veliajn, trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit, ja procedura

September 15, 2026
Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…

Darka e Lucës

September 15, 2026
Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

Student jashtë Shqipërisë? Mbrojtja që kushton vetëm 48 euro

September 15, 2026
Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

Chmapions League edhe për Kombëtaret? UEFA ka gati projektin e ri, merr jetë nga viti 2028

September 15, 2026
KQZ shpërndan 12.7 milionë lekë për 4 parti të reja, kompensim financiar pas zgjedhjeve të 11 majit

EMRI/ Emërohet Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, ja kush do jetë juristi që vjen nga Admninistrata Publike

September 15, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Trump njoftoi marrëveshje mes Ukrainës dhe Rusisë për të mos goditur objektivat energjetike, Zelensky: Jemi gati nëse Moska bën të njëjtën gjë

September 15, 2026
Skenari për ‘vrasjen’ e deputetëve, Durim Bami kërkon lirinë

VENDIMI/ Dosja “Revanshi”, GJKKO jep gjysmë shekulli burgim për 7 të pandehurit! Nga Durim Bami dhe Aldo Avdylaj, te Altin Morina, ja sa izolim do vuajnë

September 15, 2026
Detaje tronditëse nga vdekja e këngëtarit grek Mazonakis, mjekët kërkuan në Chat GPT se si ta rikthenin në jetë!

“Kam bërë 18 seanca plazmafereze”- Dëshmia që po qarkullon pas rastit të Mazonakis: Ai u vra nga kriminelë!

September 15, 2026
Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

Pentagoni pranon mungesën e municioneve pas luftës me Iranin! Shpenzimet shkojnë në 33.4 miliardë dollarë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com