• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manifestime të shumta në Maqedoni me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore në Vatikan, gjatë kësaj jave në Maqedoni do të mbahen shumë ngjarje dhe manifestime në suaza të festimit në vendin e lindjes “Ditët e Shenjtores Nënë Tereza”.

Në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në qendrën e Shkupit sot do të ndahen statuja me figurën e Nënë Terezës së shenjtë dhe mirënjohje për organizatat humane dhe personalitetet humane të cilat kohëve të fundit janë treguar në fushën  e humanizmit, ndihmës dhe zvogëlimit të vuajtjeve njerëzore. Manifestimin e organizon Asociacioni qytetar “Shkupjanja Nënë Tereza”.

shtepia-perkujtimore_1473062149-4208455

Shtëpia përkujtimore në Shkup

Kisha katolike në Shkup organizon adhurim tërëditor, ndërsa dje me rastin e kanonizimit të Nënë Terezës për Shenjtore u mbajt meshë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Në suaza të festimit nesër në Akademinë e Shkenca dhe Arteve të Maqedonisë do të mbahet akademi solemne për figurën dhe veprën e Nënë Terezës.

Të shtunën më 10 shtator do të mbahet liturgjia e shenjtë e udhëhequr nga kryepeshkop i Beogradit, Stanislav Hoçevar.

Manifestimi qendror – mesha e shenjtë  është planifikuar të mbahet të dielën më 11 shtator në sheshin “Maqedonia” e udhëhequr nga kardinali i Sarajevës, kardinali Vinko Puliq.

Organizator i manifestimit është Peshkopata e Shkupit, nën patronazhin e presidentit të Republikë së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Nga qyteti i Shkupit paralajmëruan se do ta ndihmojnë festimin me një milionë denarë.

nene-tereza-shkup_1473062331-6316629Agnesë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza dje në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan eshte shpallur  Shenjtore nga ana e kreut të Kishës katolike, Papa Françesko.

Në kanonizim ka marrë pjesë delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë, i udhëhequr nga presidenti Gjorge Ivanov, .

Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryeministri Emil Dimitriev, ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Kulturës, Nikolla Poposki dhe Elizabeta Kançeska Milevska, liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, përfaqësuesit e Kishës katolike në Republikën e Maqedonisë dhe të Kishës ortodokse të Maqedonisë – kryepeshkopia e Ohrit, si dhe përfaqësues të familjes së Nënë Terezës.

vatikan-delegacioni-maqedonas_1473062247-3563473Karakteri i saj çudibërës ishte i pranuar nga kisha katolike, ndërsa ceremonia e lumturimit të Nënë Terezës, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë.

Me shërbimin solemn udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Xhon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski, përgatiti “MIA”. (b.an)

Next Post
Luana Vjollca me komardare kur ishte fëmijë… por prapë, sipas saj mbetet “stylish” (FOTO)

FOTO/ Luana pushime në Republikën Domenikane, ajo që tymos po tërheq vëmendjen...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In