• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manifesti i berishizmit: Berishistë të të gjitha vendeve, bashkohuni!

by Namir Lapardhaja
13/11/2021 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja 

Një fantazmë sillet nëpër Shqipëri – fantazma e berishizmit.

Shumica e heshtur, pjesa normale e shoqërisë, duket e pafuqishme përballë një pakice të zhurmshme të manipuluar, që për ligj ka bindjen e verbër, për moral ka të drejtën e zotërimit të së vërtetës absolute, për fe goditjen dhe linçimin e kujtdo që nuk bie dakort.

 

 

Kjo kategori duket se s’ka asgjë për të humbur, ata duan të shkatërrojnë gjithçka që gjejnë përpara vetëm për të treguar bindjen e vuvët dhe për të nxjerrë nga skutat e errëta të nënvetëdijes frëngjitë e urrejtjes.

Kjo traditë e kahershme, jo vetëm që nuk u mpak në vitet e demokracisë, por ajo erdhi duke u thelluar edhe më shumë.

Në vend të lirisë, kjo filozofi ka vendosur politikën në plan të parë; në vend të sundimit të ligjit, kjo traditë vijon me sundimin e një elite të kalcifikuar që synon ta shkelë ligjin me këmbë sa herë që bëhet fjalë për vetveten dhe ku politizimi i tejskajshëm e mundë qasjen e arsyeshme.

Berishizmi në këto 30 vjet është një ndër filozofitë polarizuese të shoqërisë shqiptare, duke i ndarë njerëzit në llogore pa pasur mundësi neutraliteti.

Më shumë se sa e djathtë, kjo lëvizje ka pasur tipare thellësisht majtiste, duke tentuar ta “kurojë” shoqërinë me qasje revolucionare.

Politikisht kjo lëvizje ka asgjësuar të gjithë elitën e fillimeve, duke shpallur vazhdimisht armiq, duke mos lejuar në asnjë moment rritjen e figurave të reja, duke shkatërruar çdo element gare dhe duke anatemuar çdo zë mendim ndryshe.

Kulturalisht kjo prirje thelbësisht antiintelektuale është nisur nga premisa sipas së cilës “injoranca është po aq e vlefshme sa edhe dituria”.

Ekonomikisht në fillimet e saj ka falimentuar shtetin, duke mos bërë asgjë për të parandaluar kolapsin piramidal.

Kësaj tradite i ka munguar karakteri njerëzor, duke besuar dhe stimuluar tek njerëzit më shumë veset se sa virtytet.

Kjo filozofi është rritur në një tokë të etur për armiqësi dhe përplasje, ku më shumë se sa idetë dhe formimi, rol në vlerësimin e tjetrit ka luajtur bindja ndaj shefit.

Ku më shumë se sa personaliteti, vendimtar në karrierën politike ka qenë servilizmi.

Ku Hiçi i mëngjesit është ngrysur Diç i madh në mbrëmje.

Ku sa herë është varrosur e Vërteta, Gënjeshtra e ka shoqëruar me fjalime emocionale.

Ku mashtrimet janë lëshuar pa hesap dhe ku gjithsekush që është dashur të gënjehet ia ka arritur.

Berishizmi është një filozofi nga e cila në këto ditë, me ose pa vetëdije, edhe vet Berisha po mundohet të shkëputet, duke e dënuar dhe duke kërkuar falje të vazhdueshme për të.

Vet “Foltorja” është një lëvizje heterogjene, ku brenda saj gjen njerëz dhe kategori të ndryshme, nga demokratët e ndershëm dhe të drejtë, deri tek kategoria e portretizuar më sipër.

Pavarësisht kësaj, revolucioni vijon rrugën e përmbysjes së “borgjezisë”, duke ngritur lart flamujt e Kongresit.

Le të dridhen armiqtë vendas dhe të huaj, të pashpresët nuk kanë asgjë për të humbur veç prangave të tyre.

Ata kanë për të fituar gjithë botën.

Berishistë të të gjitha vendeve, bashkohuni!

Next Post
Municionet shqiptare, tragjedia e Gërdecit sërish në qendër të investigimeve ndërkombëtare

Fati i sotëm i 20 gjyqtarëve dhe prokurorëve të dosjes 'Gërdeci' dhe vetë Mediu: ‘Non grata’, të dënuar dhe në arrati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In