Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, trajneri i West Hamit, Slaven Bilic, ka shfaqur interesim për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.
Trajneri kroat ka nevojë për sulmues pasi e ka nisur keq sezonin e ri në Premierligë. Besoni ose jo, West Ham deri më tani ka realizuar vetëm 13 gola në Premierligë.
Kurse, Mandzukic i vetëm ka shënuar 12 gola deri më tani këtë sezon për Juventusin. /a.m.
