• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandatin e dytë të Edi Ramës e shpëtuan fatkeqësitë dhe opozita

by Mero Baze
25/08/2021 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama njoftoi fundin e mandatit të tij të dytë qeverisës, ndërkohë që ka marrë një mandat të plotë i vetëm, për një qeverisje të re katërvjeçare.

Opozita e cila u përpoq t’ia shkurtonte mandatin me aksione radikal,e të paprovuara ndonjëherë në Shqipëri, duke djegur mandatet e Kuvendit dhe duke bojkotuar zgjedhjet, në të vërtetë u vetëshkatërrua dhe i dha atij shans të merrte lehtësisht një mandat të tretë.

Përveç kësaj, opozita po përballet paradoksalisht me pasojat e ligjit të dekriminalizimit, kalit të saj të vetëm të betejës në këto tetë vite në opozitë, duke u detyruar të përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, ose të shkelë mbi të vetmen iniciativë ligjore të saj, me të cilën shpresonte se do të dëmtonte kundërshtarin.

Fitorja e Edi Ramës në vitin 2017 ka qenë fitorja më e mirë e tij. Pavarësisht përpjekjeve për baltosje më vonë, ato ishin zgjedhjet më konsensuale të zhvilluara në Shqipëri, për të cilat opozita nuk pati asnjë ankesë zyrtare, pasi mes të tjerash, ishin zgjedhje të një qeverie e cila kishte 6 ministra të opozitës, një zëvendëskryeministër dhe thuajse gjithë agjencitë shtetërore, nën kontroll të saj.

Falë marrëveshjes së Edi Ramës me Lulzim Bashën, fushata ishte e qetë, pa akuza dhe pa incidente, përveç LSI, që zakonisht prodhon probleme me zarfat e shpërndara ndërsa del nga shkallët e shtëpisë.

Por duket se Edi Ramës nuk i shijojnë fitoret në paqe. Fillimi i mandatit të dytë, me një strukturë të re qeverisje dhe promovim të emrave të rinj, thuajse të panjohur (disa emra nuk i gjeje dot as në google), bëri që ai të humbte thuajse një vit kohë duke ndërruar zyra, duke transportuar karrige e dosje, dhe duke u përpjekur që ministrat të kuptonin detyrën e re.

Nën peshën e akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe telenovelës me kushërinjtë e tij, e më pas me historinë e përbaltjes së Fatmir Xhafajt me telenovelën “Babale” nga Kinostudio e SHQUP-it, mandati i dytë i Edi Ramës i marrë aq pastër, ngjante si mallkim.

Sikur të mos i mjaftonin problemet me imazhin dhe histori të dyshimta PPP, një protestë e studentëve të Universitetit që buronte nga dështimi i reformës në arsim, ose më mirë të themi nga ngrirja e saj, e cila as nuk zbatohej, as nuk anulohej, bëri që në fund të vitit 2018, pak më shumë se një vit pas zgjedhjeve, Edi Rama të gjendej në një situatë kritike.

Por me sa duket suksesi i tij janë krizat dhe fatkeqësitë, dhe jo qeverisja në paqe.

Me një guxim politik të pazakontë, ai u përfshi në debate baltosëse me protagonistët e protestës së studentëve, dhe arriti të bëhej nga target i kësaj proteste, në një protagonist të saj, duke premtuar veting universitar dhe reformim të sistemit të shpërblimit të studentëve të talentuar.

Fillimi i vitit të ri 2019 e gjeti Qeverinë thuajse të ndryshuar, duke hequr prej saj ministrat më të rëndësishëm, si ai i Infrastrukturës, Financave, i Arsimit, ministri i Jashtëm etj, të cilët duhet ta fillonin çdo gjë nga e para.

Të inkurajuar nga kjo gjendje e pasigurtë e Qeverisë, presidenti Ilir Meta filloi të përfshihej në diversione politike, duke mos dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit nga ministër i Jashtëm, pasi “kishte dyshime” se ministri i ri 28 vjeçar, ishte agjent i agjenturave të huaja.

Nën autosugjestionin e një triumfi mbi reformën në drejtësi dhe dobësitë e qeverisjes Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta shtynë opozitën drejt dy akteve fatale, atë të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, me shpresë se Edi Rama do të dorëzohej.

Në fakt, të dyja u kthyen në fat të Edi Ramës. Bojkoti i Parlamentit dështoi, pasi lista u plotësua me kandidatë rezervë të opozitës, që me thënë të drejtën dëshmonin anën tjetër qesharake të saj dhe çmendurinë e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës me listën rezervë të deputetëve, që ishin nën nivelin mesatar të shoqërisë.

Zgjedhjet lokale po ashtu nxorrën opozitën tërësisht nga sistemi. Të dyja këto gjeste ishin një faktor vendimtar për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit më 2021.

Por ylli i parë i fatit në mandatin e tij të dytë, i ndriti në shtator të 2019, kur ra tërmeti i parë në Shqipëri dhe shkëlqimi i tij u rrit në tërmetin shkatërrimtar të nëntorit 2019.

Fatkeqësia që do të kishte shembur çdo Qeveri në tokë, u kthye në një ogur shprese, dhe në një imazh jashtëzakonisht pozitiv për të, ndërsa ai i ngjante një personazhi të NETFLIX, që qeveriste krizën duke pasur parasysh një regjisor që e dokumentote atë.

Ai shfaqej në mëngjes në Durrës tek disa pleq, në drekë në Thumanë tek dy fëmijë që ishin hedhur nga dritarja e katite te tretë, në dark në Golem duke sistemuar një burrë që i kishte humbur gruaja, ditën tjetër mes një turme ku dikush ankohej se nuk ja qasnin qenin në hotel me pesë yje, pastaj në një korridor spitali në Itali pas Cristiano Ronaldos, që do t’u plotësonte një dëshirë dy vogëlusheve, e më në fund duke çuar dy fëmijët në shkollë.

Ai arriti ta kthejë fatkeqësinë e tërmetit në një shpresë të re për fatkeqët, por dhe vendin, sidomos kur si një lypës shembullor arriti të grumbullojë 1 miliard e 150 milionë euro ndihma nga gjithë bota, një shifër record, e paimagjinueshme dhe për vetë atë.

Shuma ju afrua Shqipërisë dy javë para se ajo të izolohej plotësisht nga një fatkeqësi e dytë, që ishte pandemia.

Ndërsa vendi u mbyll tërësisht nën panikun e një armiku të panjohur, ekonomia shqiptare të vetmen vaj lubrifikant të saj, kishte industrinë e ndërtimit, në funksion të zonave të prekura nga tërmeti, mbuluar nga donacionet ndërkombëtare.

Falë asaj, ekonomia gjatë vitit 2020 nuk pësoi ndonjë katastrofë, dhe në fillim të vitit 2021, Shqipëri shënonte sërish ritëm rritje, ndërsa zonat e dëmtuara nga tërmeti, po shndërroheshin në qytete moderne dhe lagje fshatrash luksoze, të papërfytyrueshme për banorët fatkeqë.

Përpjekja e opozitës për t’u rikthyer në sistem dhe një marrëveshje politike me qeverinë me 5 qershor, u respektua, duke u thelluar më tej me ndryshime në Kodin Elektoral me votat e opozitës parlamentare, që zhbëri sistemin e listave të përbëra në zgjedhje dhe hapi garën për listën e deputetëve.

Falë bojkotit parlamentar të opozitës, bojkotit të zgjedhjeve lokale, pandemisë dhe tërmetit, Edi Rama shikohej më 25 prill të 2021, si alternativë pa konkurrencë, edhe pse për katër vite, thuajse nuk ka qeverisur, por ka bërë beteja. Fatkeqësitë natyrore dhe opozita ishin shkaku i betejave dhe i fitoreve mbi to.

Mandati i tij i tretë e gjen opozitën shumë herë më të dobët se katër vite më parë, dhe Edi Ramën shumë herë më të fortë politikisht. E vetmja enigmë për suksesin e tij të ri, është nëse do ketë sukses në qeverisje normale pa beteja, apo do të presë të ndodhë ndonjë gjëmë, që të shfaqet si shpëtimtar. Se pastaj në vend të themi: “Mos na lëntë Zoti pa qeveri!”, do të themi “Mos na lëntë Zoti pa fatkeqësi!”

Next Post
Rajoni ‘goditet’ nga Delta: 42 viktima në Greqi, 29 në Maqedoninë e Veriut dhe 14 në Kosovë

Rajoni 'goditet' nga Delta: 42 viktima në Greqi, 29 në Maqedoninë e Veriut dhe 14 në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com