• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandatimi/ Përgatitjet për zgjedhjet vendoret, Berisha lë në ‘dorë’ të Palokës bashkimin e PD-së

by Java News
06/10/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të vendimit të Gjykatës së Apelit për njohjen e vulës dhe logos së PD, kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka nisur misionin për bashkimin e kësaj force politike.

Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i demokratëve, sipas të cilit oferta e fundit është ftesa që Paloka u bëri deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeaj për të marrë pjesë në primare.

Berisha: Do të jenë primarët ato dhe jo kryesia që do të caktojë kandidatin.Çdo deputet që dëshiron të kandidojë për cilindo vend është i ftuar të kandidojë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD, jo. Është një garë që e përcaktojnë primaret. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit.

Pakti me aleatët e tij politik po i çon drejt një dakordësie që e gjithë opozita të përfaqësohet me kandidatë të unifikuar në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha: Konstatoj se realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve në vijim unë do të takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitete elektoral por nuk janë në parlament. Dhe me ata do përpiqem gjejmë një ujdi. Të shkohet në këto zgjedhje me një front të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë nga monizmi i Edi Ramës.

Nga ana e tij kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, shprehet se nuk ka më shqetësim sa i takon ujdisë për garën e përbashkët.

Duka: Ramë dakord në parim, shprehja e tij që meraku im janë të fitohen zgjedhjet vendore nuk është patjetër që të jetë një kandidaturë e PD ishte dakordësia që ai dha me propozimet që i dhamë ne. Nëse arrihet marrëveshja në një nga këto mënyra, mundësitë për të fituar një shumicë dërmuese të bashkive në zgjedhjet vendore është shumë e madhe.

Ndërkohë presidenti Begaj ka vijuar takimet për të caktuar datën e zgjedhjeve e cila me gjasë do të jetë 14 maji./m.j

Next Post

Lustracioni i Perëndimit mbi politikën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In