• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Rakipit dhe Rehovicës, KQZ takim konsultues për kërkesën e Prokurorisë

by Java News
27/12/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur sot në një takim konsultues, lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të deputetit për dy parlamentarë një të PDIU, Aqif Rakipi dhe tjetri i LSI, Gledion Rehovica. Burime nga KQZ bëjnë të ditur se ende nuk është përcaktuar një datë se kur do të mblidhet KQZ, pasi anëtarët e këtij komisioni vlerësojnë se edhe vetë 2 deputetëve u duhen disa ditë për të përcaktuar pozicionin e tyre në raport me kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi dje heqjen e mandatit për dy deputetë. Bëhet fjalë për deputetin e PDIU Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovica. Sipas prokurorisë dy deputetët preken nga ligji i Dekriminalizimit. Kërkesa për heqjen e mandatit për dy deputetët është firmosur nga prokurorja Rovena Gashi dhe është depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kërkesa e Prokurorisë lidhet me të shkuarën e dy deputetëve, të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë. Këto vepra penale ata nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Aqif Rakipi është deputet i PDIU në qarkun e Elbasanit ku ai realizoi një rezultat spektakolar për këtë zonë ku kjo forcë siguroi dy mandate. Vetëm pak kohë më parë u dorëhoq deputeti tjetër i PDIU në Elbasan Bujar Muça. Ndërkohë Gledion Rehovica është deputet i LSI për qarkun Berat.

Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në KQZ përgjigje për dy ish-deputetë dhe një kryetar bashkie të cilët nuk preken nga dekriminalizimi. Bëhet fjalë për ish deputetin e PDIU Omer Mamo, i cili nuk rezulton me shkelje, gjithashtu edhe Mhill Fufi i PD, nuk rezulton me shkelje. Ndërkohë as kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri nuk e kap ligji i dekriminalizimit.

ma.ma/javanews.al

 

Next Post
Denzel ia kthen ashpër elitës se Hollywood-it për Donald Trump

Mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com