• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati që vjen nga revolucioni i diasporës

by Mero Baze
13/02/2021 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Perëndim, do të jenë nesër faktori vendimtar në zgjedhjet që do zhvillohen në Kosovë, me shpresë se do t’i japin “Vetëvendosjes” numrin e duhur të mandative, për ta formuar e vetme Qeverinë.

Rreth 70 mijë aplikime online dhe rreth 30 mijë të tjerë që kanë mbërritur në rrugë tokësore e ajrore, janë thuajse një ushtri e sigurtë votash një ngjyrëshe, e cila do të hyjë në historinë elektorale të Kosovës si revolucioni i diasporës pro “Vetëvendosjes”.

Rezultati pritet të jetë një referendum kundër partive tradicionale, të cilat kanë qeverisur për 20 vite Kosovën, duke u faturuar atyre mungesën e zhvillimit ekonomik, korrupsionin dhe mungesën e shtetit funksional.

E spërkatur për një kohë të gjatë dhe me populizmin e “Vetëvendosjes”, frymën antiperndimore të tyre, demagogjinë e bashkimit me Shqipërinë, mos pranimin e shtetit artificial të Kosovës etj, sot janë bërë bashkë të mërzitur nga tranzicioni, të gënjyerit nga patriotizmi i Albinit, dhe të zhgënjyerit nga mos vjedhja sa duhet me qeveritë e tjera, duke e parë Albin Kurtin si një shans të ri, për t’ia nis secili nga e para, për qëllimet e veta dhe aspak për të Kosovës.

Por meqë jemi në prag të votimit, ndryshimi duhet të ndodhë. Kosovës i vlen më shumë një ndryshim, qoftë dhe që sjell zhgënjim, se sa një zhytje në krizë të re.

Për këtë arsye do të ishte mirë që Albin Kurti dhe lista e tij të fitonin dhe të ishin të lirë të bënin Qeverinë, por jo për t’i marrë të gjitha.

Fuqia e Albin Kurtit do të dëshmohej nëse i jepet e drejta t’i marrë të gjitha për të mos u penguar, por pastaj të shpërndajë pushtetin.

Socialistët më 1997 erdhën me një farë revolucioni në pushtet në Shqipëri dhe i morën të gjitha, por e ndanë pushtetin dhe prapë nuk e shmangën dot krizën.

Albin Kurti vetëm do të humbasë nëse i merr të gjitha, edhe pse i duhen dhënë të gjitha.

Ai do të ketë nevojë urgjente për konsensusin e LDK-së, PDK-së dhe partive të tjera për vendimet e mëdha të Kosovës, dhe duhet të sillet me maturi që fjala krejt të mos nënkuptojë “krejt të Albinit”, por “krejt të Kosovës”.

Kjo është sifda më e madhe e tij.

E dyta, ai duhet të çlirohet nga kompleksi që ka si lider “intelektual”, duke bërë histori me politikën, pasi në fakt nuk është as intelektual, dhe as historian, por një aktivist politik populist, që citon libra, por s’ka ide të vetat.

Autosugjestioni që ka për të gjetur shembuj në histori, tregon se ai e ka mendjen tek historia e tij, dhe jo tek qeverisja e Kosovës, dhe se për historinë e tij, është gati të djegë shanset e Kosovës.

Nga ky kompleks duhet të çlirohet, jo vetëm se shumë gjëra që thotë për historinë i ka pasur dhe i ka gabim, por dhe sikur t’i kishte mire, ato nuk e ndihmojnë asgjë atë.

Ai ka vetëm një mision historik, t’i përgjigjet vullnetit të fortë për ndryshim dhe ta materializojë atë duke e bërë Kosovën një aleat të fortë të SHBA dhe Bashkimit Europian, të forcojë miqësinë me ta dhe t’i kthejë ata në garantë të Kosovës, jo në rivalë të karriges së tij dhe të mos u tregojë pallavra me ditët e tij të vetë-administrimit jugosllav, që në fillim do shëndoshë Kosovën, pastaj të merret me ata. Kaq e thjeshtë. Çdo gjë tjetër është kundër Kosovës dhe pro delireve të tij.

E treta, ai duhet të çlirohet nga kompleksi i shqiptarit të periferive ballkanike, që ka mbërritur në Prishtinë dhe për t’u bërë interesant ngre kontekste të mëdha të bashkimit kombëtar dhe mbarëkombtar, duke “përçuar” idetë e tij në Kosovë, Mal të ZI, Maqedoni, Shqipëri, Preshevë etj. Ky është një kompleks që vjen nga fakti që nuk ndihet rehat me veten dhe fuqinë e tij.

Shqiptarët në Ballkan nuk janë duke pritur Albin Kurtin, as t’i bashkojë, dhe as t’i ndriçojë. Nuk ka asnjë vepër në jetën e tij që mund të frymëzojë dikë. Dhe ato marrëzi që ka bërë për 20 vite, i ka fshirë 20 ditë para zgjedhjeve, se i ka ardhur turp çfarë ka bërë. Ndad të mos vuajë nga ky kompleks. Nuk është i dërguari i Zotit për shqiptarët. Është kandidat për kryeministër me mandat katër vjeçar, nëse ja del.

Ai ka arritur deri më sot të bëjë vetëm një gjë të madhe. Të bindë shqiptarët e diasporës se është një mekanizëm për të ndryshuar situatën në Kosovë. Le ta përdorë këtë shans për ta bërë Kosovën si Europa ku jeton diaspora shqiptare.

Nesër Kosova me shumë gjasa do t’ia jap këtë shans. Nuk po ja jep atij këtij shans, por po ia heq shansin klasës së vjetër të vazhdojë të eksperimentojë më gjatë.

Por janë disa gjëra për të cilat ai nuk ka asnjë mandat. Nuk ka mandat të humbë miqësinë me SHBA, nuk ka mndat të fusë Kosovën në krizë me Perëndimin, nuk ka mandat të përdorë Kosovën për deliret e tij historike. Ka mandat vetëm të qeverisë Kosovën.

Nëse nuk ja del dot, revolucioni i diapsorës nuk e shpëton dot më, pasi jo çdo luftë do të duhet të mbahet me miell hua.

Next Post
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Kur Lulzim Basha të zbulojë se gomari nuk fluturon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

Aktakuzë për spiunazh, Fatmir Sheholli dyshohet se bashkëpunoi me BIA-n serbe

August 25, 2026
“Vendet kandidate nën sulm”, Marta Kos paralajmëron hartimin e një strategjie për t’i mbrojtur nga ndikimi i jashtëm

Kos hap rrugën e re për zgjerimin e BE, integrim gradual dhe reforma për t’i dhënë fund bllokimit

August 25, 2026
Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com