• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati/ KQZ shtyn seancën për deputetin e LSI, kërkon informacion shtesë

by Java News
03/01/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 4 vota pro dhe 2 kundër, KQZ miratoi propozimin e anëtarit të LSI Gëzim Veleshnja i cili kërkoi më shumë informacion nga Prokuroria, duke shtyre keshtu seancen per deputetin Gledion Rehovica te LSI.

Gëzim Veleshnja nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në KQZ, kerkoi qe te dergohet serisht pas ne Prokurorine e Pergjithshme materiali i derguar nga organi i akuzes pasi sic tha ai ka nje sere problemesh ligjore.

“Vendimi ka shumë probleme ndaj kërkoj që ne ta kthejmë materialin që bën fjalë për deputetin Rehovica Prokurorisë që duhet të na sqarojëcfarë kuptojmë me termin raportim policor, a ka në shtetin italian një procedim të filluar, të dërguar në gjyq, filluar e pushuar që të ketë për bazë raportimin policor të vitit 1999?

Vendimi i akuzës ka një llogjikë jo të saktë, që degradon sa shkon e më shumë. Kërkoj të na sqarojë përfaqësuesi i akuzës për atë që thuhet se të dhënat e përcjella nga autoritetet e drejtësisë italiane, është e nevojshme të di unë kush janë autoritetet dhe cfarë informacionesh kanë sjellë?

Kërkoj të na tregojë cila është baza ligjore e cila e ka orientuar atë në vendimin e arritur për ndërprerjen e mandatit të deputetit”.

Vetë deputeti Rehovica ndodhet në KQZ me avokatin Ardian Visha. Teksa Aqif Rakipi përfaqësohet nga avokati Theodhori Sollaku.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar në ditët e fundit të 2017 ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Sipas vendimit të prokurorisë, të dy deputetëve ju janë marrë shenjat e gishtave në shkurt dhe i janë dhënë Interpolit. Në datën 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna për dy deputetët.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

a.ç

Next Post
“Nuk e shkatërron familjen për ty”, fallxhorja i përgjigjet vajzës “së dashuruar” me Taulant Ballën

"Nuk e shkatërron familjen për ty", fallxhorja i përgjigjet vajzës "së dashuruar" me Taulant Ballën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com