• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Kapllanajt, Ferhati: Zguri shkeli ligjin, kemi prova

by Java News
15/11/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja PS-së Klotilda Ferhati,  me anë të një deklarate për mediat ka thënë se  Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur të gjithë rregulloret në lidhje me drejtuesin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj për të mos i hequr mandatin pasi kishte probleme me dekriminalizimini, pasi sipas saj, ai rezultoj të jetë me probleme.

“Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste “Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj”, pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje”-theksoi ajo

Ajo tha para mediave së ka prova me audio dhe video që në datën 3 nëntor 2017, është marrë vendimi për të mos u hequr mandatet respektive duke shkelur rregulloren dhe ligjet.

Sipas saj kërkesa e mazhorancës për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri,  është plotësisht e drejtë, pasi ai nuk doli përtej të shkuarës së tij partiake. Ajo tha se ky veprim nga ana e KQZ,është një paligjshmëri totale, e cila plotëson kushtet për t’u trajtuar si vepër penale.

“Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit”-u shpreh ajo.

Deklarat e plotë e Klotilda Ferhatit:

Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit të shkeljeve të ligjit nga KQZ.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, i mbështetur nga anëtarët e tjerë të KQZ të zgjedhur nga opozita vazhdojnë të thellojnë paligjshmërinë në vendimmarrjet e këtij institucioni.

Konkretisht, nga ana e këtyre individëve, me funksionet e tyre publike, është përgatitur dhe firmosur një vendim i cili nuk është marrë formalisht në mbledhjen publike të KQZ, të datës 03 Nëntor 2017.

Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste “Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj”, pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje.

Propozimi i dy anëtarëve të KQZ u rrëzua në KQZ me 4 vota kundër, duke mos patur vendimmarrje nga KQZ për këtë çështje.

Sot shumica e anëtarëve të KQZ, duke fallsifikuar krejtësisht çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ të datës 03.11.2017, kanë dalë me një vendim shumice të kësaj date, i cili nuk është marrë fare në atë mbledhje.

Sipas këtij vendimi, KQZ paska vendosur “Vazhdimin e mandatit të z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër”.

Kjo lloj vendimmarrjeje jo vetëm që nuk ka asnjë bazë ligjore, por çfarë është më e rëndësishmja nuk është marrë formalisht në asnjë mbledhje të KQZ. Kjo situatë është një fallsifikim i asaj çfarë ndodhi në mbledhjen publike të datës 03.11.2017, për të cilën ne disponojmë edhe regjistrimin audio. Në sekondën 17 të materialit del qartë se çfarë vendimi u mor në atë mbledhje të KQZ, dhe se si po përpiqet shumica e anëtarëve të KQZ të falsifikojë atë vendimmarrje.

Më poshtë draft-vendimi i propozuar nga anëtarët BIBA e Skënderi dhe vendimi i shumicës së KQZ.

Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit.

ma.me

Next Post
Shqiptari tenton të vrasë gruan, por telefonata e vajzës 10-vjeçare shmang tragjedinë

Po vidhnin bimë në pyll, policia italiane kap 5 shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com