• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, ja data kur do të shqyrtohet kërkesa e Rithemelimit

by Java News
16/05/2024 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, u ridërgua sërish në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën tha për mediat se çështja duhet marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja me urgjencë, pasi sipas tij bëhet fjalë për dinjitetin e tyre.

Por çfarë kërkon Grupi Parlamentar i PD-së në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për mandatin e deputetes Olta Xhacka.

Në Gjykatën Kushtetuese është kundërshtuar vendimi nr. 41/2024, datë 11.04.2024 i Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin e Mocionit në Gjykatën Kushtetuese” dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi.

Gjithashtu, kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete sesi zgjidhet ky konflikt dhe sesi ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet ku mazhoranca me votim ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen.

Si pasojë e këtij konflikti kushtetuese grupi parlamentar i PD kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të bënte edhe një interpretim përfundimtar të neneve 70, pika 1 dhe 4; 73, pika 1; dhe 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke individualizuar edhe përgjegjësinë e deputetëve në rastet kur pengohet zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Me 72 vota kunder të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë./m.j

Next Post
Ekzekutimi i policit në Fier, Felaj: SPAK t’i rikthehet Strukturës së Armatosur të PD për votën, çështja pa hetuar! Opozita rekrutoi kriminelë

Ekzekutimi i policit në Fier, Felaj: SPAK t’i rikthehet Strukturës së Armatosur të PD për votën, çështja pa hetuar! Opozita rekrutoi kriminelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com