• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Xhaçkës/ Rama: Vendimi i pazbatueshëm. Kushtetuesja s’mund të urdhërojë si votojnë deputetët!

by Java News
15/04/2024 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kryeministrin Edi Rama, Gjykata Kushtetuese dërgoi në parlament, një vendim të pazbatueshëm, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në emisionin “Real Story” në ABC News me gazetarin Sokol Balla, Rama u shpreh se mandati i Xhaçkës është gjykuar në Gjykatën Kushtetuese dhe se rasti i konfliktit të interesit, ka mbetur peng i një konflikti midis grupeve të opozitës.

Sipas kreut të qeverisë, nuk mund të urdhërohen deputetët sesi duhet të votojnë dhe shtoi se kjo nuk ka lidhje me reformën në drejtësi.

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Ju përmendët ushtrinë, përmendët elementë që mund të jenë në komandën e përgjithshme të ushtrisë, përmendët tradhtarë, njerëz që abuzojnë dhe përfitojnë në këtë luftë ku ju e keni future edhe PS, ajo që vura re unë z. kryeministër është që javën e shkuar, në rastin e interpretimit të çështjes së mandatit të deputetes Xhaçka, maxhoranca mbajti një qëndrim i cili u interpretua si refraktar përballë drejtësisë së re. Të enjten e kaluar pata në intervistë kryetarin e Bashkisë Tiranës dhe udhëheqësin politik të të gjithë qarkut të Tiranës, z.Erion Veliaj, i cili foli për pendulumin e drejtësisë i cili ka shkuar, pak lart dhe që do duhet të regjistrohet me kalimin e kohës. Ka një riregjistrim edhe të maxhorancës, ndaj reformës në drejtësi dhe ndaj SPAK në veçanti?

Edi Rama: Edhe një herë që të jemi shumë të qartë se është shumë e rëndësishme. Nuk kanë asnjë lidhje fare këto gjëra me njëra tjetrën. Rasti i vendimit për të votuar në parlament nga shumica nuk ka të bëjë fare, zero me Olta Xhaçkën. Rasti i konfliktit të interesit është gjykuar në gjykatë kushtetuese dhe në fund ka mbetur peng i një konflikti midis dy opozitave a tre opozitave, a shtatë opozitave sa janë, që kanë çuar për të njëjtën gjë dy ankesa të ndryshme, dhe gjykata kushtetuese në një farë mënyre ka dashur që ti japë përgjigje edhe njërës edhe tjetrës dhe ka sjellë për parlamentin një vendim të pazbatueshëm. Pse të pazbatueshëm? Për një arsye shumë të thjeshtë. Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë ligjet që bën parlamenti për mos përputhje me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese nuk mund të urdhërojë se si votojnë deputetët, është e pamundur. Është teorikisht dhe teknikisht e pamundur. Sepse vota e çdo deputeti është sovrane.

Sokol Balla: Dakord, por ju jeni kryetar i maxhorancës, ju mund t’i udhëzoni ata se si të votojnë..

Edi Rama: Nuk ka lidhje kjo. Këtu flasim për një raport me shtetin.

Sokol Balla: Edhe unë për këtë ju pyeta, brenda mbështetjes që i keni dhënë reformës në drejtësi, mendoni se ka nevojë për axhustime?

Edi Rama: Nuk ka lidhje fare kjo me reformën në drejtësi, kjo ka lidhje me një vendim të gjykatës kushtetuese që është i pazbatueshëm dhe është bërë një përpjekje e pafundme nga të gjithë personat përgjegjës në parlament nga ana jonë për të konsultuar ekspertë, konstitucionalistë, për të konsultuar ekspertë të jashtëm, ndërkombëtarë, si ta zbatojmë këtë vendim. Sepse kur gjykata Kushtetuese merr pësipër të gjykojë një ligj që kalon parlamenti është në të drejtën e saj që të thotë ky ligj nuk përputhet me kushtetutën dhe nuk diskutohet që ti duhet ta zbatosh. Por nëse Gjykata Kushtetuese, sjell një vendim në parlament që thotë ma ço mua këtë ti kështu siç e kërkoj unë, kjo është jashtë mundësive sepse parlamenti është pushtet sovran dhe nuk e detyron dot askush as Gjykata Kushtetuese se si duhet të votojë. Gjykata Kushtetuese gjykon patjetër nëse parlamenti voton në mënyrë të gabuar. Pra, nuk ka lidhje fare me personin./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In