• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Xhaçkës, deputetja e PS: Gjykata Kushtetuese tentoi t’i japë të njëjtën fuqi edhe pakicës!

by A R
17/09/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka shpjeguar vendimin e grupit parlamentar socialist që injoroi për të dytën herë Gjykatën Kushtetuese për çështjen Xhaçka.

Felaj tha se Gjykata kushtetuese tentoi që t’i japë të njëjtën fuqi edhe pakicës.

“Ka çaluar diçka që nuk jemi kuptuar drejt për çështjen Xhaçka. Dy qëndrimet e fundit të shprehur me votë në Kuvend i referohen një diskutimi që ne kemi mbajtur në këshillin e legjislacionit dhe diskutimi ka qenë tërësisht profesional dhe i lidhur me kushtetutën. Është çështje kushtetuese edhe duhet të kuptonin drejt se çfarë kanë dashur të thonë edhe gjyqtarët për çështjen Xhaçka. Pakica që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese është 1/5, ndërkohë pakica 1/10 që është më e vogël se 1/5 nuk ka të njëjtën fuqi kushtetuese siç kushtetua ia ka njohur kësaj pakice. Ne thirrëm edhe ekspertin e njohur të së drejtës kushtetuese kreshnik loloçin. Opozita e legjitimoi pyetjen e këtij eksperti dhe një nga konstatimet e ekspertit ishte që Gjykata Kushtetuese ka një lloj tejkalimi se pse Gjykata Kushtetuese ka tentuar t’i japë të njëjtën fuqi të vënies në lëvizje të saj edhe pakicës 1/10 duke e barazuar atë më 1/5? Gjykata Kushtetuese nuk mund të bëjë normë, por interpreton normat e organit ligjvënës dhe ky ka qenë debati kushtetues e juridik që kemi zhvilluar në Këshillin e Legjislacionit dhe sallën e votimit. Ne na intereson që ta zgjidhim deri në fund këtë debat dhe ne kuptuam që ka një qëndrim aty brenda për të barazuar këto pakica”, citon A2 deputetn socialiste.

Në studione  A2 ajo tha seGjykata Kushtetuese ka fuqi interpretimi, por jo të bëjë ligj dhe në këto kushte sipas Felajt, vendimi më i drejtë është që merret mendimi i Komisionit të Venecias.

“Gjykata Kushtetuese i është dhënë fuqia e të interpretuarit, por jo të bëjë ligj dhe rruga më e drejtë është të marrim vendimin më të drejtë në fushë. Edhe vetë Gjykatat Kushtetuese i drejtohen Komisionit të Venecias për të marrë një mendim. Në çështjet e konflikti të interesit kuvendi jo automatikisht shkon në Gjykata Kushtetuese, sepse Kuvendi ka të drejtë ta shqyrtojë në pamje të parë dhe ne e kemi kryer këtë gjë. Në momentin që është ballafaquar në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrim tjetër. Është shumë e nevojshme të kemi një qëndrim të Komisionit të Venecias”.

Maxhoranca socialiste mbrojti më 13 shtator me votë kolegen Olta Xhaçka duke mos miratuar mocionin e 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Kushtetuese të kërkesës për papajtueshmëri mandati.

Në momentin e votimit, 25 deputetë demokratë votuan pro, ndërsa 9 socialistë kundër. 65 të tjerë shtypen butonin e abstenimit duke bërë që projektvendimi të mos merrte votat e nevojshme për miratim.

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një kërkesë Komisionit të Venecias për të marrë një opinion në lidhje me vendimin për të mos dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për papajtueshmëri mandati të deputetes Olta Xhaçka.

Next Post
“Rama rol proaktiv në rajon”/ Tarifa: Veprimet e Kurtit s’janë mençuri. Refraktar ndaj këshillave të aleatëve tanë

Fjalor i paradokseve (III)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

Gërvalla mohon bashkëpunimin me Specialen: Nuk kam pasur asnjë pikëtakim

September 26, 2026
Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

Profili i Indrit Dokles/ Nga dënimi i përjetshëm te lirimi, lufta me Martinajn dhe dosja “Revanshi”

September 26, 2026
VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

VIDEO / “Disa histori i kam jetuar, të tjerat…”, çfarë po paralajmëron ish-ministri Tahiri?

September 26, 2026
Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

Wendt në Tiranë, ambasada e SHBA pas takimit me Begajn: Diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të Trump

September 26, 2026
Akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet në Rinas 42-vjeçari nga Italia

Arrestohet në Rinas ukrainasi, në kërkim për trafik droge

September 26, 2026
Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com