Mandati i tretë/ Gjiknuri: Ja pse PS është e aftë të mbajë përgjegjësi

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri u shpreh sot në një intervistë televizive se në këto vite qeverisjeje, Partia Socialiste ka treguar se është e aftë që të mbajë përgjegjësi dhe bazuar mbi arritjet kërkon mandatin e tretë.

“Qeveria e PS-së i del për zot punëve të saj. Ka 30 vjet tashmë demokraci dhe njerëzit e dinë se çfarë është e mundshme dhe çfarë jo. Shëndetësia është falas dhe buxheti i shtetit ka marrë përsipër disa gjëra. Mandati i dytë ka qenë i shoqëruar me gjëra të papritura si fatkeqësia natyrore, tërmeti dhe pandemia ku në shumë vende qeveria mund të gjunjëzohej. Qeveria Rama e ka përballuar”, deklaroi ai.

Deputeti i PS-së ka folur dhe në lidhje me zëvendësimin e disa ministrave. Ai theksoi se nëse qëndron për një kohë të gjatë në qeverisje lind dhe nevoja për të bërë disa lëvizje.

“Çdo ministër kur rri gjatë në detyrë vjen një moment që ai e ndjen të largohet. Janë ngjarje të tilla që mund të detyrojnë ndryshime të tilla. Asnjë nga ministrat nuk ikën me një akuzë, përveç Tahirit që iu ngrit më vonë. Qe forca e qeverisë në 2014 dhe ndërhyrja e saj që e bëri të mundur dhe pastrimin e disa zonave problematike nga kanabisi”, u shpreh ai.

Në shifrat që janë bërë zyrtare, u shpreh Gjiknuri, kemi një ulje të sasive të kapura të drogës.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com