Çështja e Kryeprokurorit ka vënë përballë mazhorancën dhe opozitën. Teksa shumica ka shprehur qëndrimin e saj për zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm me 71 vota deri në ngritjen e KLP, opozita është shprehur kundër këtij qëndrimi.
Ndëkrohë, gjatë ditës së sotme u publikua në media një memo e Drejtorisë për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura në Kuvend që shprehte qëndrimin se Kryeprourori duhet të zgjdhet me 84 vota.
Lidhur me këtë dokument, mësohet se Komisioni i Ligjeve ndryshoi rendin e ditës dhe ka caktuar për të enjten një seancë për diskutimin e memos. Mbledhja e nesërme çel kështu procedurat për kryeprokurorin e ri. Mandati i Adriatik Llallës skadon nesër në datën 7./a.m.