• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mandati i katërt i Edi Ramës dhe ca japonezë të zhgënjyer

by Skënder Minxhozi
05/09/2025 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Do të jetë një mandat i vështirë apo i lehtë për Edi Ramën?! Në parim pyetja s’do të kishte sens. Rama fitoi në 11 maj gjithçka një politikan mund të ëndërrojë të fitojë për të katërtën herë rresht: 83 mandate dhe një humnerë e thellë votash e konsensusi nga kundërshtari, i cili vijon të kalojë ditët e tij më të vështira. Socialistët duken të qetë dhe disi të kotur në monotoninë e 12 vjetëve pushtet. Kanë gjithçka nën kontroll. Madje edhe kur na bie zjarri nuk del njeri të reagojë por thjeshtë lexojmë bilancet e hektarëve e shtëpive të djegura nëpër portale. Kudo sundon një klimë paqeje që ka shijen e një vetëdorëzimi. Më lehtë se kaq nuk mund të merret dhe të mbahet pushteti.

E megjithatë askush nuk e ka sferën e kristalit për të lexuar të ardhmen. Sepse në vetvete mandati i katërt përbën një sfidë të paprecedent për Partinë Socialiste në planin njerëzor, profesional, intelektual dhe politik. Pas tre mandatesh, qeverisja e katërt është një garë me pengesa e cila thith e shterron kapacitetet humane, mpak dhe bjerr vullnetin për t’u marrë me punët e shtetit, krizat dhe problemet e panumërta. Nuk ka qenë i rastësishëm cikli historik i pas vitit 1990, kur maxhorancat qeverisnin për dy mandate dhe hapnin krahun.

Precedenti i këtij cikli politik të PS ka rrëzuar çdo piketë dhe konvencion në këtë drejtim. Edi Ramës i duhet të rishpikë vetveten në çdo garë zgjedhore, një herë me drejtësinë e re, pastaj me tepsinë e timonin, e në fund me pasaportën evropiane. Që nga kjo simbolikë elektorale duket qartë sesa e vështirë është ta ushqesh pushtetin që ke me njerëz, ide dhe vullnet politik.

Në këtë vjeshtë socialistët përgatiten të përballen me qeverisjen e radhës, teksa shtysat për vertikalizim të pushtetit dhe centralizim fshehin vetëm pjesërisht krizën e drejtimit dhe të ekzekutimit. Rama ka nisur një muaj më parë të shkundë godinën e pushtetit socialist duke goditur bashkitë. Më pas ai nisi nga Thethi i largët një valë shembjesh të ndërtimeve abuzive në mes të sezonit turistik (të cilin e kuptoi se do të ishte më modest në shifra se paraardhësi). Më tej radhën e pati reforma e mbetjeve me shpalljen e një skeme të re organizimi, ashtu siç ndodhi edhe me ujin, i cili nga mbi 50 ndërmarrje lokale do të ketë dhe ai operatorin kombëtar. Në mesin e kësaj përmbysjeje me duart e qeverisë së vjetër, Ramës ju desh të përballej edhe me zjarret më të egra që mbahen mend, të cilat dogjën plot 2% të territorit kombëtar të Shqipërisë.

Këto premisa të cilat janë paradhoma e mandatit të katërt, na flasin për një qeverisje me këmbë në tokë, e jo vetëm në avion apo në Samite. Të paktën ky është perceptimi, nëse gjithçka s’do të ketë fatin e zjarreve verore që u shuan me shirat e parë të vjeshtës. Kryeministri nuk humbet rast këto ditë pa nënvizuar se e gjitha kjo nuk është një flakë kashte, por një erë e re drejtimi e menaxhimi e shtetit, edhe nën dritën e skanerit evropian të negociatave, të cilat janë veçanërisht të hollësishme dhe të bezdisshme në këtë pikë të raporteve me Bashkimin Evropian.

Dilema e Edi Ramës për katër vitet që e presin është kjo: qeverisje duke i mëshuar edhe një herë imazhit dhe pozitivitetit, apo duke ju kthyer punëve e problemeve reale. Atyre më të vështirave, më të pistave dhe sfidueseve që ka një vend i varfër si ky i yni. Ekonomia, punësimi, pagat, shteti social, rrugët, shëndetësia e arsimi – dosja është e trashë dhe e frikshme nëse preket me themel. Do të qeveriset me një sy nga iks takim ndërkombëtar apo ypsilon mesazh nga ky apo ai kryetar shteti, apo do të qeveriset edhe për ata turistët e gjorë japonezë që lanë të tmerruar Dhërmiun prej zhurmës e muzikës së çmendur?!

Në fakt, në fillim e më së pari duhet qeverisur për ne shqiptarët e më pas për të huajt. Më i pari në radhë n e sfidave mbetet shteti social, me kompleksitetin e tij unikal. Një sfidë që nuk fitohet në një mandat por që më në fund duhet ndërmarrë e duhet zgjidhur. Një qeveri që konsiderohet si e majtë nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që pensionisti i sotëm të shtyjë deri në fund të muajit me 200 euro, pa folur për të papunët e invalidët apo familjet me shumë fëmijë që kacafyten me çmime të cilat de facto janë barazuar me Italinë e Greqinë. Karakteri social i shtetit është një sfidë e cila deri tani nuk është fituar në tranzicionin shqiptar. Pabarazia është një fenomen endemik në këtë vend dhe po vjen duke u thelluar prej dekadash. Pozita e atyre që nuk kanë vijon të rëndohet me luftën e pandeminë e radhës, të cilat i kanë çuar çmimet e tarifat në qiell.

Arsimi e shëndetësia, megjithë investimet e reformat e nisur një dekadë më parë, janë ende në situatë delikate e plot gropa. Shërbimet që ofron shteti janë gjithashtu të një niveli të ulët megjithë dixhitalizimin dhe progresin e dekadës së fundit. Duhet të paguash nën dorë atë që dikur e paguaje nën sportel. Rrugët dhe transporti janë një lëkurë laramane leopardi, me pjesën jugore ku është relativisht e lehtë të udhëtosh dhe me segmentin Tiranë-Durrës, rrugën drejt Veriut dhe atë drejt Lindjes – që të gjitha të mbingarkuara nga trafiku i dendur.

Pagat, çmimet, pensionet dhe standartet bazë të jetesës janë ato aspekte që të bëjnë të rrish e të jetosh në një vend, apo të ikësh prej tij. I parë nën këtë prizëm, mandati i katërt i Partisë Socialiste është i vështirë dhe sfidues. Një mal i lartë për t’u ngjitur pa oksigjen. Rama po premton se do t’i dalë në krye kësaj sfide në katër vitet që do të vijnë. Është akumuluar shumë vonesë deri më sot sepse malli më pa vlerë për ne shqiptarët ka qenë dhe mbetet koha. Por tani kohë më s’ka. Jo sepse na e thonë negociatat, por sepse na e imponojnë vitet që po ikin pa e parë Shqipërinë vend normal.

Next Post
Analizë/ 10 vite më parë Gjermania hapi dyert për 1 milion refugjatë. Si ka ndryshuar vendi që atëherë

Analizë/ 10 vite më parë Gjermania hapi dyert për 1 milion refugjatë. Si ka ndryshuar vendi që atëherë

Comments 1

  1. Builder says:
    3 months ago

    I saktë, konçiz dhe parashikues për zhvillimet politike që mendohet të ketë vëndi, nën udheheqjen e PS me Edi Ramën lider të fortë.
    Këtë qeveri, përpara e presin punë të shumta e pengesa të thella, ku rreziku në theqafje, nuk mungon.
    Karakteritikë duket se do të ketë motoja “më mirë ja fusim vetë njëri tjetrit, se sa të na e fusin të tjerët”.
    Bile, me këtë të fundit, Rama po fillon qeverisjen e katert.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Llafet e telefonave nuk mund të quhen dosje!

December 19, 2025
Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

Parandjenjë për vdekjen? “Djali im mund të më lëndojë”, zbulohen fjalët e fundit të regjisorit Rob Reiner

December 19, 2025
E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

E rëndë në Selanik, 19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

December 19, 2025
Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t

December 19, 2025
The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

The Guardian : Shqipëria dhe Kosova, destinacionet e fshehura të Ballkanit që po magjepsin Evropën

December 19, 2025

PS kërkoi ‘ndëshkimin’ e 29 deputetëve të PD, mbledhja e “Etikës” shtyhet për të martën

December 19, 2025
Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

Amerikanët godasin dy anije të tjera në Paqësor, pesë të vrarë

December 19, 2025
Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e veçantë

December 19, 2025
Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

Detaje nga operacioni në Kosovë, kush është ish-ministri i prangosur

December 19, 2025
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shpërthim në Tiranë! Hidhet në erë me tritol makina e 39-vjeçarit. Ishte e parkuar në…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In