• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Mandati i katërt, fati i jep gjithmonë kundërshtarët e duhur Ramës

by Lorenc Vangjeli
27/03/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Të enjten në mbrëmje, Gazmend Bardhi e kërcënoi me burg. Të premten paradite, Enkelejd Alibeaj premtoi kallëzim penal për të. Gjykatësi Agron Zhukri u vu nën zjarrin e kryqëzuar nga ajo që ka mbetur nga PD-ja, për shkak të zjarrit që ndezi në një anë të bregut të Lanës. Arsyeja, që sipas tyre e bën gjykatësin kandidat për në qeli, është vendimi për njohjen ligjore të vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, të datës 11 dhjetor. Domethënë, e thënë me fjalë të tjera, çfarë u brohorit në stadiumin Air Albania, tashmë ka edhe kostumin juridik që do të pasqyrohet në regjistrin e partive politike, që depozitohet po në këtë gjykatë.

Në një vështrim të parë, mbasi ky vendim të marrë formë të prerë, do të rreshtë diskutimi që përdorte deri dje si derë të blinduar statutin e partisë për të mbajtur jashtë kontestatorët e saj. Ka pak shanse që Apeli ku premton se do të ankohet kryetari dezhurn i PD-së Alibeaj, të marrë një vendim tjetër. Mbas tij, 8 janari i dhunshëm i Berishës tashmë do të ripërsëritet, por në formë të ndryshme. Berisha morri në dorëzim çelësin e partisë që ai kishte dhënë me qera që në vitin e largët 2013 dhe që ai ju rikthye në oborr me tapinë e vjetër në xhep. Por kjo është vetëm dukja. Leximi në këtë formë i vendimit të gjykatës është tmerrësisht sipërfaqësor dhe është vetëm dukja. Thelbi është krejt tjetër. Ai është ngushtësisht politik. Njëlloj si në 19 shkurtin e 2019-ës me djegien e mandateve, tmerrësisht njëlloj si aëherë, por me mjete të ndryshme, gykatësi ka firmosur mandatin e katërt të Edi Ramës. Opozita përballë tij mund të jetë gjithçka, por jo një aternativë për pushtetin e tij në Shqipëri. Dhe këtë e dinë të gjithë aktrët kryesorë në lojë. E di Lulzim Basha, që të vetmen fitore që pret është konfirmimi i humbjes së Berishës në zgjedhje, duke nisur që me ato lokalet e vitit të ardhshëm. E di edhe vetë Berisha që flamuri që ngriti mbi Bashën, është edhe e vetmja fitore që mund të realizojë. Berisha mund të mposhtë Bashën, por do të mundet dorë për dorë nga Rama, qoftë edhe pse shqiptarët e kanë të pamundur të pranojnë në shumicë që oferta për të ardhmen, t’u vijë nga e shkuara e tyre.

Edi Rama pati fatin që duke mos zgjedhur kundërshtarët, të kishte kundërshtarët e duhur. Secili nga ta, duke nisur që me Fatos Nanon e duke vazhduar me Ilir Metën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, i kanë shërbyer në mënyrën më perfekte, duke qenë aleatët e tij që e ngjitën në pushtet dhe e mbajtën në pushtet. Në labirintin e ngatërruar të interesave vetjake, të zilive dhe xhelozive, të miqësive të përkohshme dhe armiqësive të përhershme, të betejave të stimuluara apo kundërshtive të imponuara, secili nga ta veç e veç dhe të gjithë bashkë, i dhanë Shqipërisë një kryeministër, që përjashto aksidentet, nuk ka më asnjë pengesë tjeër veç vetes për një mandat të katërt. Natyrisht ministrja e Ramës që permend Zeusin në një filmim të hershëm, nuk ka pasur ndërmend këtë ndeshje të kundërtash mes armiqve të kryeministrit, kur tha se edhe falë “…opozitës ai mund të bëhet monark”. Pavarësisht kësaj, Rama sot është edhe monarku, edhe oligarku i vetëm në Shqipëri, që mund t’i nënshtrojë vullnetit të tij, vullnetin e gjithkujt në politikë. Rama është individi i vetëm që mund të ushtrojë pushtet, të bashkojë përfundimisht në duart e tij dy pushtete, ekzekutivin dhe legjislativin, sa kohë që alternativa e tij e copëzuar dhe e frustruar, do t’i nënshtrohet vullnetit dhe fatit të në individi tjetër si Berisha. Të gjithë aktorët e tjerë, përfshi edhe vetë ish-kryeministrin apo presidentin që mezi pret të bëhet “ish”, që vazhdojnë të konsiderojnë, fjala vjen, transferimin e një pjese të sovranitetit të vendit në NATO si fitore të jashtëzakonshme dhe “refuzojnë të falin” sovranitetin e PD-së tek vendi drejtues i NATO-s, do të kuptojnë shpejt se pushteti mbi pakicën, quhet vetëm opozitë.

I vetmi kërcënim për Ramën vjen nga pushteti i tretë në vend, që ka hyrë në lojë si rrjedhojë e vullnetit politik të dy pushteteve të tjera kushtetuese. Vetëm nëse drejtësia shkakton aksidente domethënëse e fatale në rrugëtimin e Ramës, ai mund të jetë i ndërdyshur në mandatin e katërt. Por edhe ajo, drejtësia, të paktën teorikisht, e ka të pamundur të korrigjojë politikën. Ajo vetëm të gjykojë mbi fakte dhe fate të veçantë individësh nga politika, por jo t’i këmbejë asaj drejtimin. Kësaj here, për shkak të rrethanave të veçanta, drejtësia shërbeu për të ndryshuar një rrjedhë politike në një parti të vetme, por duke kushtëzuar politikën për të paktën disa vjet. Kështu që, kur Alibeaj dhe Bardhi akuzojnë gjykatësin me burg për vendimin e dhënë, ata duhet të kuptojnë se ai vendim kyçi juridikisht shanset e PD-së për të ardhur në pushtet. Bëri atë që Berisha e di mirë, por jua mban sekret demokratëve. Fitoi ai vetë për llogari të Edi Ramës, por humbën të gjithë. Edhe ata që prisnin që të humbiste Rama.

Next Post
Putin e kërcënoi Bushin në 2008 dhe përplasi grushtin mbi tavolinë: A e kuptoni George se Ukraina s’është as shtet, s’është asgjë!

Putin e kërcënoi Bushin në 2008 dhe përplasi grushtin mbi tavolinë: A e kuptoni George se Ukraina s'është as shtet, s'është asgjë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, pamjet brenda dasmës luksoze që u mbajt në Romë (FOTO)

September 2, 2026
EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

EMRAT/ Protesta e dhunshme para Kryeministrisë dhe Komisariatit, arrestohen 14 persona, mes tyre edhe 7 organizatorë!

September 2, 2026
Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

Dy anije tregtare turke përplasen në brigjet e Stambollit, të paktën 10 persona të zhdukur!

September 2, 2026
Nepali refuzon ndihmën e huaj për shpëtim pas përmbytjeve -

Katastrofa në Nepal dhe Tibet, nxirren të gjallë një javë pas përmbytjeve 119 persona, rreth 4 mijë të tjerë ende të zhdukur

September 2, 2026
Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

Analiza e REL: Bllokada në Kuvend mund të rrezikojë prodhimin e energjisë në Kosovë!

September 2, 2026
Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

Putin paralajmëron Armeninë: Duhet të vendosë sa më shpejt për anëtarësimin në BE, ose…!

September 2, 2026
Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

Gjermania nuk gjen paqe, shpërthim i fuqishëm pranë stacionit të trenit në Augsburg, disa persona të plagosur! Panik dhe bllokim qarkullimi

September 2, 2026
“Në protestë nuk shkoj sepse…”- Berisha thotë se do vizitojë SHBA-të, por jo se kur! Flet dhe për ambasadorin e ri: Kam dëgjuar për të!

Përplasja me Policinë te Kryeministria dhe Komisariati, Berisha u del në mbrojtje protestuesve dhe akuzon Ramën: Urdhëroi dhunën ndaj tyre!

September 2, 2026
Mbyllet dita e 94-t e protestës te Kryeministria, 10 persona të shoqëruar pas përplasjeve, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

EMRAT/ Sulmi ndaj Policisë dhe përplasjet te Komisariati, 16 persona të shoqëruar, mes tyre edhe 7 nga organizatorët e protestës!

September 2, 2026
Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!

“Duhet të jemi të bashkuar”- Macron pas sulmit hibrid rus në Gjermani, mbështet sanksionet e reja ndaj Moskës: S’mund të mbeten pa përgjigje

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com