• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i fundit si kryetar bashkie, Veliaj zbulon planet për Tiranën e tre viteve të ardhshme

by A R
14/03/2024 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga projektet e rëndësishme që priten të realizohen këto tre vite në kryeqytet. Gjatë një interviste në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shkollat janë një nga projektet për të cilat ai ndihet krenar më shumë, pavarësisht se Tirana ka njohur një sërë investimesh të tjera.

“Në gjithë këtë rrugëtim, një nga gjërat që jam më shumë krenar është se i kemi dedikuar shumë energji dhe financa fëmijëve. Shkollat kanë qenë të rëndësishme. Ndërtimi i një shkolle është një akupunturë në trupin e qytetit, që nuk mbledh vetëm fëmijët për 6 orë, por është vërtet graviteti moral i qytetit tonë. Ndaj, fakti që kemi hapur rreth 40 shkolla – sigurisht që do mbetet Pazari, Liqeni, Bulevardi ynë, – por unë besoj se gjëja që jam më shumë krenar është që një varg shkollash në gjithë qytetin kanë krijuar qendra ekselence të jashtëzakonshme, ku fëmijët kanë mësuar edhe kodim.

Përveç Astirit është Liqeni i Thatë, është Sauku. Tani jemi gati të fillojmë te Astiri, me dy shkolla aty, në të dy anët e Lanës, – pra edhe nga Njësia 7, ku ne po përgatitemi për zgjatjen e Lanës nga Pallati me Shigjeta deri në Fushë Mëzez. Ndërkohë, dy shkolla të tjera do jenë njëra te Liqeni i Thatë, ngjitur me Kopshtin Botanik, ku është një tokë bashkie, dhe një te Parku Olimpik. Dy të fundit, një te ish Spitali i Arabit dhe një tek Akademia e Policisë. Le të themi se aty mbyllim gjithë këtë paketë dhe mund ta quaj mision të kryer”, u shpreh ai.

Veliaj u ndal dhe te projekti i linjave të shpejta të autobusëve në kryeqytet.

“Ka të bëjë me një zgjidhje inteligjente, interesante, që e kanë bërë shumë qytete që s’e kanë mundësi për të bërë një tram apo tren elektrik. Për sa kohë që nuk jemi ende në Bashkimin Europian, subvencione të kësaj natyre janë ende të pamundura. Ajo që shumë qytete kanë bërë është metroja mbi goma, pra jo mbi shina, ku praktikisht ti i sposton linjat e autobusëve jo në periferi të rrugës, por në qendër të rrugës. Praktikisht aty ndërton disa stacione që funksionojnë si stacione metroje. Linja është e dedikuar dhe e pandërprerë. Janë tre linja, linja e Unazës së Madhe, linja e Kinostudio-Kombinat dhe Tirana e Re. Me këto tre linja është rreth 70 për qind e volumit të njerëzve që lëviz me autobus. Duam të shkojmë nga një mesatare prej 54 minutash në 27 minuta dhe duam të shkojmë nga 9 mijë pasagjerë në 27 mijë. Pra gjysma e kohës dhe trefishi i pasagjerëve”, shpjegoi Veliaj.

Krue i Bashkisë foli dhe mbi zhvillimin e Bulevardit të Ri.

“Tirana e Re realisht do të jetë pjesa e Bulevardit të Ri. Aty do të jetë bashkia e re. Është përcaktuar toka, aty do jetë bashkia flas për administratën. Atu është planifikuar një qendër tjetër kongresesh. Në këto 10 vite çdo njeriu i është rritur prona 2.5-3 herë vlera e pronës. Shumë prej këtyre samiteve, koncerteve, automatikisht rrisin reputacionin e qytetit. Unë besoj se Tirana bumin e vërtetë do e ketë këtë vit. Deri tani kemi 40% të rritjes së rezervimeve në hotele se sa vjet”, theksoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Mbreti i Panairit

Çun Pagan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra aktive, flakët përfshijnë Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën

August 21, 2026
“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

August 21, 2026
Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

August 21, 2026
Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE”

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

August 21, 2026
Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com