• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Aqif Rakipit, zbatim i ligjit, apo lojë politike?

by Java News
29/12/2017 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa ditësh, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës ka vënë në lëvizje procesin e heqjes së mandatit për dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica. Në të dy rastet, organi i akuzës ka kërkuar nga KOmisioni Qendror I Zgjedhjeve, heqjen e mandatit, pasi pas verifikimeve të kryera, rezulton se të dy deputetët në fjalë, kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit, i detyrueshëm për personat e zgjedhur në zbatim të ligjit, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, me të dhëna të pavërteta.

Mediat kanë publikuar formularët përkatës, por për deputetin Rehovica nuk është ende e njohur arsyeja konkrete mbi të cilën Prokuroria kërkon heqjen e mandatit.

Në rastin e deputetit Rakipi është raportuar se sipas të dhënave të përcjella nga Interpol Roma, për një ngjarje të vitit 1998 – marrje e mallrave të vjedhura – konstatohet se gjurmët e gishtërinjve të personit me identitet Skënder Ejylbegaj, referuar sipas raportit, përkojnë me shenjat papilare të z. Rakipi.

Konkretisht Prokuroria pretendon se:

”Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif rakipi, lindur më 01.04.1964″.

Mbi këtë akt-konstatimi, organi i akuzës ka formuluar kërkesën për KQZ-në të cilit i kërkon të procedojë me heqjen e mandatit, meqenëse në prezumimin e vet, Prokuroria pretendon se kjo është aryse për të cilën z. Rakipi ka plotësuar me të dhëna të pasakta formularin e dekriminalizimit.

Çështja në fjalë shkon përtej aspektit politik që ngërthen emri i z. Rakipi dhe aktivitetit të tij parlamentar. Ajo lidhet drejtpërdrejt me standardin e zbatimit të ligjit bazë mbi të cilin synohet të aplikohet procedura në fjalë.  Dhe që këtej rasti i tanishëm evokon atë problem të madh që rrjedh keqzbatimi/instrumentalizimi i dispozitave ligjore që në fakt, jo vetëm në formulim, por edhe në kuptim të disa vendimeve të mëparëshme të Kuvendit të Shqipërisë dhe KQZ-së. Nga kjo pikëpamje, aktet në fjalë janë një mënyrë për të rregulluar dhe disiplinuar lirinë e prezumimeve dhe interpretimeve që çojnë në abuzim dhe shenjojnë kështu aspekte të luftës politike, aty ku dihet të ketë vetëm zbatim rigoroz të ligjit.

ResPublica u drejtua me këtë rast një eksperti ligjor në Tiranë për të kërkuar mendim mbi këtë çështje, që nuk duhet parë e lidhur ngushtësisht me interesin e një deputeti, por me potencialin e sanksionimit të një precedenti që mund të rezultojë destruktiv për integritetin e Parlamentit dhe figurës së deputetit.

Nga referimi i ekspertit në fjalë, ka disa akte që duhen marrë në konsideratë dhe përmes të cilave procedura për të sqaruar pozitën e deputetit në raport me deklarimin të prodhojë efekte strikt ligjore.

Së pari është vetë ligji i sipërcituar, pra ai që në media që njihet si ligji për dekriminliaizmin.

Neni 2 i këtij ligji përcakton qartë se mandati mund të ndërpritet vetëm nëse takohet të paktën një nga rrethanat e mëposhtme:

1. deputeti të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim jo më pak se gjashtë muaj për një nga veprat e listuara në pikën “a” të nenit 2 të ligjit;

2. ose të jetë dënuar me një vendim jo përfundimtar për një nga veprat e parashikuara në këtë ligj.

3. ose të jetë nxjerrë në ngarkim të tij një urdhër arresti, ose të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar; ose të jetë dëbuar nga një shtet i BE-së

Këto dispozita e lidhin pra detyrimisht ndërprerjen e mandatit të deputetit ose me një vendim gjykate të formës së prerë, ose me një vendim jo përfundimtar. Që do të thotë se kur akuza kërkon diçka në këtë kuadër, ajo duhet të ketë në dispozicion vendime gjykate, apo masa të tilla si masë sigurimi personal, vendim për shpallje në kërkim ndërkombëtar apo vendim dëbimi nga ndonjë vend.

Këto sjell në vëmendje eksperti në fjalë që sugjeron më tej edhe aktet e KQZ-së, organi që vendos për mandatin.

Është me interes të posaçëm në këtë çështje konkrete, mënyra si është shprehur dhe si ka vendosur KQZ-ja për raste të ngjashme. Gjatë vitit 2017, KQZ-ja është shprehur disa herë për kërkesa të ngjashme dhe arsyetimi I dhënë ofron një mundësi legale korrigjimi mes dispozitave dhe intepretimit spekulativ që ndërtohet mbi to.

Konkretisht në vendimin e tij nr. 87 të datës 23.03.2017, “Për ri-verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publikë z. Artur Bardhi, kryetar i bashkisë Krujë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, KQZ-ja ka arsyetuar se:

Në asnjë rast, ligji nr.138/2015 ” Për dekriminalizim…” nuk parashikon se subjekti deklarues duhet të deklarojë gjithçka dhe çdo gjë tej atyre kërkesave që parashikon ligji dhe që i cituam më lartë….Referenca e organit të prokurorisë, në lidhje me rastin në fjalë, nuk bëhet në mbështetje të parashikimeve të kushtetutës dhe të ligjit, por bëhet në lidhje me vendimin e Kuvendit ..dhe formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues. Pikërisht, kërkesa në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit të miratuar nga Kuvendi, është në tejkalim të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore. Interpretimi i organit të prokurorisë bie ndesh haptazi me parashikimet e nenit 3 të ligjit nr.138/2015, ku janë caktuar shprehimisht rastet e ndalimit për t’u emëruar në një funksion publik dhe referencat ligjore për ndalimin për emërim, apo zgjedhje në funksionet publike të cituara në këtë dispozitë i referohet po ligjit dhe vetëm nenit 2, pika 1 e tij

http://www.cec.org.al/sq-al/Akte-t%C3%AB-KQZ-s%C3%AB/Aktet-e-KQZ-s%C3%AB…

Çka do të thotë se në vendime të kësaj natyre duhet respektuar hierkia e normave, por edhe duhet qëmtuar me hollësi se çfarë lloj gabimi në plotësimin e formularit të dekriminalizimit përbën shkak për të kërkuar heqjen e mandatit. Mund të shihet menjëherë se arsyetimi I KQZ-së në këtë rast gjen analogji me atë që kërkon sot prokuroria për z. Rakipi bazuar vetëm në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe formularin e vetëdeklarimit.

Është në tagrin e KQZ-së që të vendosë mbi këtë çështje, por duhet thënë se vendimmarrja e saj me arsyetime që plotësojnë pozitivisht boshllëqet e një ligji, janë për t’u marrë në konsideratë. Sidomos në këtë kuadër dhe për një ligj, i cili në jo pak raste është cilësuar se bie ndesh në disa dispozita me të drejtat bazë të njeriut dhe Kushtetutën.

Respulica

ma.me

Next Post
Investigimi/ Lidhja e zyrtarit të lartë të Hipotekës me tenderin e “byzylykëve”

LSI abuzime deri dhe me byzylykët e mbikëqyrjes së personave me precedentë penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In