• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandatet e Tahirit, Selamit e Rroshit, KQZ shqyrton sot kërkesën e prokurorisë

by Java News
27/12/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me dy deputetët, Shkëlqim Selami i LSI-së e Dashamir Tahiri i larguar nga PDIU-ja, dhe me kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme se tre funksionarëve duhet t’u hiqet mandati.

KQZ, para se të marrë vendimin e saj, do të dëgjojë deputetët dhe kryebashkiakun e Kavajës, të cilët, sipas Prokurorisë, preken nga ligji i dekriminalizimit.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se tre funksionarët do të përfaqësohen në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga avokatët e tyre.

KQZ-ja ka bërë të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 të ditës së martë, por ndryshe nga herët e tjera, nuk ka publikuar asnjë nga materialet zyrtare të mbledhjes. Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë të ditur se nga Prokuroria nuk i është dorëzuar asnjë shkresë për akuzat e ngritura për tre funksionarët, por vetëm deklarata e publikuar disa ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandateve me gjasa do të shtyhet për vitin e ardhshëm, pasi vetë kryetari i KQZ-së, Denar Biba, është shprehur se çështja ka nevojë për një analizë të detajuar.

DASHAMIR TAHIRI

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Dashamir Tahiri rezulton të ketë fshehur në formularin e dekriminalizimit dy dënime. “Dashamir Tahiri, në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;

Subjekti Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e ‘Dekriminalizimit’, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa lidhur me procedimin për ‘falsifikim parash’, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamerier lokali, i cili i ka dhënë para false”, thuhet në argumentet e Prokurorisë.

SHKËLQIM SELAMI

Deputet i LSI-së, Shkëlqim Selami, sipas Prokurorisë nuk ka deklaruar arrestimin me burg dhe hetimin ndaj tij për trafik të qenieve njerëzore. “Shtetasi Shkëlqim Selami, me funksion deputet, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e ‘Dekriminalizimit’ të dhëna për një masë sigurimi ‘arrest me burg’, nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ‘Trafikim të qenieve njerëzore’.

Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

ELVIS RROSHI

Ndërsa kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar se është dënuar për veprën penale të “Përdhunimit” në vitin 1995 dhe një sërë ndalimesh të tjera. “Shtetasi Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin ‘Për Dekriminalizimin’ si vijon: Një dënim për veprën penale të ‘Përdhunimit’ në grup, në vitin 1995, në Itali.

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil. Në 14 maj 1993 është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.

Në gusht 1997 është dëbuar sërish. Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash”, ka bërë të ditur Prokuroria.
Panorama/d.i.

Next Post
Koreja e Veriut nuk i ndal kërcënimet

Kore, Kim Jong Un kërcënon me eliminimin e gjithë të pakënaqurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In