• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIVE/ Mandatet e Rakipit dhe Rahovicës, KQZ nis shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë

by Java News
03/01/2018 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prej orës 12:00 seancën për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit për dy deputetët Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi.

Deputeti i LSI, Gledion Rehovica ndodhet në mbledhje, ndërsa deputeti i PDIU nuk është i pranishëm.

Për deputetin e PDIU-së, Rakipi Interpol Roma thotë se ai është raportuar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është i raportuar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student.

Të dy deputetët nuk deklaruan ndalimet në formular dhe as përdorimin e emrave të tjerë, çka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

Zhvillimet nga mbledhja e KQZ

Ora 12:25 Njazi Kosovrasti: Jam dakord me propozimin e Gëzim Veleshnjës.
“Cdo gjë që është në funksion të sqarimit ju bën mirë të gjithë palëve. Duhet një informacion shtesë për të zgjidhur këtë problem dhe pastaj të vendosim nëse iu duhet hequr mandati deputetëve apo jo. Duhet të votohet për propozimin. Jam dakord me propozimin e Gëzim Veleshnjës.

Ora 12:20 Denar Biba: Me këtë rast kërkojmë info shtesë nga prokuroria edhe për kryebashkiakun Kapri

Ora 12:20 Gëzim Veleshnja: Prokuroria të sqarojë dyshimet
Për herë të parë ndeshemi me termin raportim policor. Në një stacion policie mund të shkojnë shumë raportime brenda ditës më pas vendoset nëse do të ketë procedime. Në pjesën e dytë të akuzës thuhet ‘të dhënat e përcjella nga drejtësia italiane, por nuk thotë kujt institucioni i referohet’. Sqarimi i këtyre dy momenteve është shumë me rëndësi.

Ora 12:20 Nënkryetari i KQZ, Denar Biba: Duhet të vendosim për shtyrjen
Ne po bëjmë procedurat, sepse nuk kemi procedura. Edhe ligji përkatës nuk parashikoi procedura, ne jemi organi vendimmarrës. Na duhet të vendosim për kërkesën e kolegut.

12:15 Gëzim Veleshnja nga LSI: Të shtyhet seanca, kerkojme me shume informacion nga prokuroria
Vendimi i Akuzës ka shumë probleme, që lidhen me ligjin dhe procedurën, për këtë arsye kërkoj që ta kthejmë materialin që bën fjalë për deputetin Rehovica, prokuroria duhet të sqarojë; cfarë kuptojmë me terim raportim policor? A në Itali një procedim të nisur? Prokuroria të sqarojë kush janë autoritetet e drejtësisë italiane dhe cfarë informacionesh kanë sjellë ato? Kërkoj që prokuroria të na tregojë cila është baza ligjore materiale e cila e ka orientuar deri përfundimit që kërkon ndërprerjen e mandatit të Rehovicës? Nëse i gjeni të pranishme pretendimet që kam unë ta votojmë?

12:10 Administrata e KQZ: ​Rehovica fshehu ndalimin ne Itali
Rehovica i ndaluar për vjedhje në Itali në 1999, deklaroi identitet të rremë Kusta Mina. Përfshihet në kushtet e ndalimit të funksionet në Kuvendin e Shqipërisë. Rehovia ka paraqitur të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

12:05 Debati në KQZ për mandatin e dy deputetëve
Njazi Kosovrasti: Ne jemi këtu për të folur. Ne do të japim mendimin tonë, do flasim…

12:00 Në seancë i pranishëm vetëm deputeti i LSI Rehovica, mungon Rakipi PDIU. Në seancë mungon dhe anëtari i PD në KQZ, Hysen Osmanaj.

vijon…

a.ç

Next Post
Autobusi del nga ‘kthesa e djallit’ dhe bie në det, 48 viktima në Peru

Autobusi del nga 'kthesa e djallit' dhe bie në det, 48 viktima në Peru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

April 28, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

April 28, 2026
Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

April 28, 2026
Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

April 28, 2026
“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

April 28, 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

April 28, 2026
Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

April 28, 2026
Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

April 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Prill 2026

April 28, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In