• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“‘Mandat karakteri’”/ Rama: Tërmeti dhe pandemia sfida të vështira, do dalim më të fortë

by Java News
26/02/2021 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama këtë të premte, ndodhet në qytetin e Beratit ku po zhvillon një takim me banorët e komunitetit atje. Gjatë fjalës së tij hapëse, Rama renditi problematikat që është shoqëruar mandati i dytë qeverisës, i shoqëruar me tërmetet e 2019-ës dhe pandeminë e COVID.

Teksa u ndal tek kjo e fundit, Rama tha se shpejt do të kemi lajme të mira. Ai nuk i fshehu vështirësitë që lidhen me sigurimin e vaksinave, ku tha se 70% e prodhimit të tyre është shpërndarë në 10 shtete. Po ashtu, kryeministri citoi vështirësitë që ka turizmi, duke qenë se qyteti i Beratit është mirëpritës i mijërave prej tyre, vendas e të huaj.

“Pandemia një sfidë jetësore që do e fitojmë, ku falë bashkimit të madh të njerëzve me vetëdijen që është një sfidë që i përket të gjithëve, nuk i përket vetëm qeverisë, shtetit por çdo qytetari. Ne kemi arritur ta përballojmë me të gjithë vështirësitë që janë gjendur. Tani do i japim një shtysë finale me vaksinat, që është kthyer në një çështje të mëdha botërore. Të gjitha shtetet kanë nevojë për vaksina, 70% të vaksinave sot janë të shtrira tek 7 shtete. Ka një sfidë të madhe, por falë këmbënguljes, angazhimit, durimit të madh ia kemi dalë të nisim vaksinimin. Janë plot 149 shtete që kanë pasur vështirë të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë vaksinën e parë. Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv. Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin. Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri. Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë. Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie. Pandemia ka pasur një faktor negativ në turizmin dhe si e tillë e ka goditur Shqipërinë në mënyrë të posaçme si një vend turistik. Por është fantastike që njerëzit kanë rezistuar dhe kanë vazhduar të punojnë dhe vetëm në vitet e fundit janë ndërtuar, janë bërë gati 250 dhoma të reja dhe në periudhën qysh se ne kemi nisur për rilindje urbane këtu janë katërfishuar kapacitetet. Janë 70 bujtina, por edhe disa hotele që anë vërtetë standarde fantastike. Ka një shifër që flet shumë për ndryshimin e madhe që ka nisur. Do të jetë më e prekshme shifra po të mos kemi pasur në mes armikun e padukshëm. Por janë gjysmë milioni vizitorë në Kalanë e Beratit nga 2014 e tutje. Një numër vizitorësh që s’ka lidhje me të shkuarën, është një shifër domethënëse e bizneseve të vogla dhe të reja që janë hapur në bashkinë e Beratit dhe më gjerë se kaq. Një qark që po shkohet gjithnjë e më shumë në krijimin e vlerave të trashëgimisë, traditës, në burime për të investuar të ardhmen dhe përfituar përmes mikpritjes, turizmit. Në këtë qark ka eksportues të rëndësishëm, grumbullues të rëndësishëm, rrjete njerëzish të lidhura bashkë që funksionojnë më së miri për të rritur vlerën e prodhimit në treg, duke u organizuar, Ka edhe sfida, padiskutim. Ka plot gjëra që janë në mes dhe imponojnë pikërisht bashkimin e forcave”
, tha kryeministri.
g.kosovari
Next Post
Gazetari rrëfen përvojën 52-ditore në luftën me COVID: Jam në jetë, sepse shkova në kohë në spital

Gazetari rrëfen përvojën 52-ditore në luftën me COVID: Jam në jetë, sepse shkova në kohë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In