Mancini: Titullin e fiton Roma ose Napoli, objektivi ynë është Championsi
Roberto Mancini vazhdon të ruajë një profil të ulët për skuadrën e tij. Ashtu siç ka deklaruar edhe pas pesë fitoreve radhazi, ai tha se Interi nuk është favorite për fitimin e kampionatin, por se objektivi parësor i zikaltërve në këtë sezon është kualfikimi në Champions. Ai tha se favoritë për titullin janë Roma dhe Napoli.
“Objektivi ynë mbetet kualifikimi në Champions League edhe pas 6 ndeshjeve të para. Kush mund ta fitojë kampionatin? Për mendimin tim dy skudrat favorite për të fituar titullin janë Roma dhe Napoli. Juventusi ka qenë një surprizë negative për të gjithë në këtë fillim sezoni”.









