• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mançester, shkatërrohet banda shqiptare e drogës

by A R
13/12/2015 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia britanike ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar në Mançester, që merrej me shpërndarjen e drogës së cilësisë së parë të llojit kokainë, pasi shqiptarëve të arrestuar iu gjetën mijëra stërlina dhe një sasi droge.

Shqiptarët janë arrestuar në korrik të këtij viti, pasi policia ishte duke ndjekur një makinë, targa e së cilës ishte regjistruar si e përfshirë në shpërndarjen e drogës.

Njëri nga të arrestuarit doli nga një apartament dhe më pas hipi në makinën në fjalë, ku, pas ndalimit, u gjet kokainë e pastër.

Dedektivët gjetën më pas në banesën e shqiptarit 3 mijë stërlina, disa telefona celularë, si dhe një listë ku ishin regjistruar shitjet e drogës. Vetëm 23 javë përpara arrestimit ishte shitur një sasi droge në vlerën e 100 mijë stërlinave.

Nga kontrolli u gjetën edhe fotokopje dokumentesh identifikimi, italiane dhe greke, dhe fatura tranfertash bankare në vlerën e 16 mijë stërlinave dërguar në Shqipëri.

Policia bastisi edhe një apartament tjetër të marrë me qira nga shqiptarët, ku u gjetën sasira të tjera parash, njofton shtypi britanik.

Dedektivi Adam Cronshaw thotë se, “numri i telefonit që përdorej nga këta trafikantë droge iu bë ‘back up’ vetëm disa ditë pasi u konfiskua, teksa i ishte vendosur një tjetër kartë SIM. Ne jemi duke punuar për ta eliminuar përgjithmonë këtë linjë trafiku për shpërndarjen dhe shitjen drogës”.

Grupet shqiptare të drogës janë shtuar shumë në vitet e fundit, duke e shtrirë gjeografinë përtej Londrës nëpër qytete të tjera. Shumica e shqiptarëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, rezulton se janë pa dokumente të rregullta qëndrimi dhe përdorin dukumente false të vendeve të tjera të BE-së, për të hyrë dhe për të jetuar në Britani. E ndërsa policia shkatërron thuajse çdo muaj nga një rrjet shpërndarjeje të drogës, mendohet se ky aktivitet kriminal sa vjen e shtohet.

/ Top Channel

Next Post

Marrëveshje historike për të shpëtuar planetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In