• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Zero tolerancë për bizneset që shkelin protokollet e sigurisë

by A R
17/06/2020 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, për intensifikimin e kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë anti-Covid.

Manastirliu është shprehur se duhet të mos ketë tolerancë për shkelësit e ligjit, duke e konsideruar çdo thyerje të rregullit si rrezik për shëndetin e popullatës.

“Unë e di që ju keni qenë në terren çdo ditë dhe keni bërë një punë të mirë deri tani, me më shumë se 70 mijë inspektime, por nuk duhet të ketë tolerancë për shkelësit të cilët bëhen më pas burimi i përhapjes së infeksionit pasi tolerojnë në aktivitetin e tyre, duke mos zbatuar rregulla të thjeshta dhe më pas do të na duhet një punë shumë e madhe për të këputur zinxhirin e infeksionit”, tha Manastirliu.

Manastirliu u ka bërë apel subjekteve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe ka kërkuar nga inspektorët të jenë çdo ditë në terren me zero tolerancë për çdo subjekt që nuk zbaton masat ndaj Covid-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Çdo shkelje duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin e qytetarëve, ndaj ju duhet të forconi punën në terren, të mos ketë tolerancë për shkeljet. Dua edhe njëherë t’i drejtohem çdo biznesi, pasi na nevojitet mirëkuptimi i tyre dhe i çdo qytetari: Ne jemi këtu për të bërë detyrën, jemi këtu për të bërë të mundur që rregullat që kemi vendosur të zbatohen. Kjo do të bëhet me bashkëpunimin e qytetarëve, me bashkëpunimin e bizneseve, me bashkëpunimin e institucioneve. Zbatimi i rregullave duhet të na kthehen në edukatë të përditshme. Derisa këto veprime t’i bëjmë jo me forcë por sepse kështu mbrojmë shëndetin e të tjerëve, ne do duhet t’i rikujtojmë, t’i rekomandojmë dhe nëse këto masa nuk zbatohen, ne patjetër që do duhet të penalizojmë dhe të marrim masa administrative. Nuk duhet të ketë tolerancë në këtë drejtim”, tha Manastirliu.

Trupa inspektuese e ISHSH ka kryer inspektime dhe monitorime nëpër subjektet që zhvillojnë aktivitetet e lejuara gjatë periudhës së epidemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë inspektuar dhe monitoruar 72,781 subjekte në të gjithë vendin dhe janë vendosur 300 masa administrative.

/a.r

Next Post
OBSH: Koronavirusi është 10 herë më vdekjeprurës se gripi i derrit! Duhet vaksinë efektive

Bie numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali / Brazili vendi më i prekur pas SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

January 28, 2026
Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

January 28, 2026
Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Shkodër! U gjet në sediljen e pasagjerit të një makine…

Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj

January 28, 2026
Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In