• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu zbulon shifrat, ja të dhënat për sëmundshmërinë e popullatës

by Java News
22/02/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë ka folur për ecurinë e deritanishme të Kontrollit Mjekësor Bazë si dhe ka hedhur poshtë akuzat kundër tij. “Të dhënat po na shërbejnë për hartimin e politikave më të mira shëndetësore”.
“Para vënies në zbatim të këtij programi Ministria e Shëndetësisë gjendej në një situatë, me mungesë totale informacioni, pa të dhëna epidemiologjike, që janë themeli për hartimin e politikave efikase të shëndetit”, tha Ministrja Manastirliu në Kuvend.
“Nëpërmjet programit të kontrollit mjekësor bazë, ne sot i shërbejmë 1,2 milion shqiptarëve. Janë investuar nga partneriteti 944 milion lekë, që nga investimet në pajisje laboratorike, pajisje mjekësore, programe software, automjete, e deri tek hapja e 380 kabineteve të kontrollit mjekësor bazë në çdo qendër shëndetësore. Kemi siguruar madje, edhe kabinetet e lëvizshme për zonat e thella të vendit”, tha Manastirliu.
Sipas saj, deri tani, 891, 047 qytetarë kanë kryer 1 ose 2 herë, kontroll mjekësor pa pagesë.
Ministrja deklaroi se shtimi i numrit të personave që po e marrin këtë shërbim, është dëshmi e një rritje të besimit tek programi i kontrollit parandalues, pavarësisht kritikave, sulmeve, baltës që është hedhur ndaj këtij programi, me akuza shpesh në kufijtë e irracionales.
Ndërkohë që pjesëmarrja në Kontrollin Mjekësor bazë ka mbërritur në shifrën 68%, Manastirliu tha se “ende nuk jemi aty ku duhet, sepse i qëndrojmë objektivit për arritjen e targetit bazë, prej 475 mijë kontrollesh mjekësore çdo vit.
Nga foltorja e Parlamentit, Ministrja ka hedhur poshtë edhe akuzat e bëra për shtim të numrit të kontrolleve, me qëllim shtim të pagesave për konçesionarin. “Kjo është e pavërtetë, madje dua të siguroj qytetarët se edhe se të gjitha kontrollet e pakryera, të cilat nuk janë realizuar deri më sot, do të mund të kryhen në vitet në vazhdim pa asnjë kosto shtesë!”.
Sipas saj, përmes këtij programi kombëtar, tashmë ne kemi evidenca të mjaftueshme për sëmundjet jo të transmetueshme, që përbëjnë 89% të shkaqeve të vdekjeve në Shqipëri.
Në fjalën e saj në Kuvend, Manastirliu ka sjellë dhe shembuj të shteteve që u ofrojnë qytetarëve kontroll mjekësor bazë çdo vit, si Austria, Gjermania, Franca, por edhe institucioneve ndërkombëtare, si BE apo Këshilli i Evropës, të cilët e kanë të detyrushëm kontrollin e përvitshëm për punonjësit.
“Sigurisht që për kulturën e kujdesit parandalues, ne jemi ende larg tyre”, tha Manastirliu. “Ndaj kemi vendosur ta forcojmë atë, duke filluar nga punonjësit e administratës, të cilët do t’i nxisim ta shfrytëzojnë këtë mundësi, në funksion të kujdesit për shëndetin e tyre dhe parandalimit të sëmundjeve”.
Në fund, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u ka bërë thirrje të gjithë kritikëve, që të shkojnë bashkë në terren për të parë nga afër punën që po bëhet me këtë program mbarëkombëtar. “Vini gishtin në hartë, në cilëndo pikë ku ofrohet ky kontroll, dhe ejani të shihni me sytë tuaj standartet me të cilat ofrohet ky shërbim”, tha Manastirliu./a.m.

Next Post
Kredia për shtëpi, si është më mirë, në Euro apo në Lek?

Kredia për shtëpi, si është më mirë, në Euro apo në Lek?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

January 15, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi shumë, por i zhgënjeu! Salianji, ‘heroi’ i PD pas burgut

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In