• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kredia për shtëpi, si është më mirë, në Euro apo në Lek?

by Java News
22/02/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumëkujt është se në [farë monedhe duhet ta marrë kredinë, nëse të ardhurat i ka në lekë.

Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? “Monitor”, bazuar në kalkulatorin e kredisë, ka bërë llogaritjet për huanë në euro në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë konvertuar në lekë me kursin aktual, rreth 7 milionë lekë, për një afat prej 20 vitesh, bazuar në normën aktuale të interesave të kredive për pasuri të paluajtshme.

Në euro

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, interesi i kredisë së re për blerje banesash për individë në euro ishte 2.99%. Më këtë interes, shuma mujore që duhet të paguajë individi për 20 vjet është 291 euro (interesi llogaritet mbi principalin e mbetur dhe bankat e ndajnë pagesën mujore në këste të barabarta). Në fund të 20 viteve, individi do të ketë paguar gjithsej 69,818 euro, pra interesat e paguara arrijnë në 17,313 euro.

Në lekë

Nëse disa vite më parë diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte një joshje e madhe, pasi arrinte ne 5-6 pikë përqindje, vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, norma e interesit për kreditë e reja në lekë për blerje të pasurive të paluajtshme ishte 3.82%, pra vetëm një pikë përqindje më shumë se ajo në euro. Për një shumë prej 7 milionë lekë, për 20 vjet, kësti mujor është 41,758 lekë. Në fund, individi do të paguajë 10 milionë lekë, nga të cilat interesa janë 3 milionë lekë.

Rreziku i euros

Nëse kushtet mbeten siç janë sot, nëse e merr kredinë në monedhën e përbashkët fiton 5,500 euro nga interesat. Por, rreziku më i madh lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Psh, nëse leku zhvlerësohet në 147 lekë, shuma totale që do të duhet të paguhet në lekë për kredinë në euro arrin në 10.3 milionë lekë, pra më shumë sesa po ta kishte marrë huanë që në fillim në lekë. Sa më shumë të zhvlerësohet euro, aq më shumë rriten humbjet, të cilat janë veçanërisht të larta për bizneset, që kanë dhe shumat e kredisë dhe këstet mujore shumë më të larta sesa individët.

Me një situatë të tillë janë përballur të gjithë ata që e morën kredinë në vitin 2005, kur euro këmbehej me rreth 124 lekë. Teksa pas 2009-s, monedha e përbashkët filloi të zhvlerësohej me shpejtësi, për të qëndruar në nivelet e 140 lekëve për gati 7 vjet radhazi, kjo shkaktoi humbje të mëdha për personat që i kishin të ardhurat në lekë. Psh, në vitin 2005, një individ që kishte këste mujore prej 300 eurosh i duheshin në vit 446 mijë lekë, ndërsa në periudhën 2011-2015 i duheshin mesatarisht 504 mijë lekë në vit, pra 57,600 lekë më shumë në vit.

Në fund të vitit 2017, huaja në valutë përbënte 50% të totalit, sipas statistikave të BSH. Pesha e kredisë në monedhë të huaj ka rënë ndjeshëm në krahasim me një dekadë më parë, kur ajo i kalonte 70% të totalit.

Banka e Shqipërisë ka filluar së fundmi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë. Në një ndryshim të fundit të rregullores “Për disa ndryshime në rregulloren “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” ka shtuar përmbajtjen e mëposhtme: “Në rastin kur klienti aplikon për një kredi në monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën gjeneron të ardhurat, dhe kur banka vlerëson se kapacitetet e tij për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit janë të pamjaftueshme, banka i ofron klientit, si alternativë, një kredi të krahasueshme në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat e tij”./Monitor

ma.me

Next Post
FOTO/ Ky është personi që hodhi veten në erë para ambasadës amerikane

FOTO/ Ky është personi që hodhi veten në erë para ambasadës amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

Sulm me thikë në Paris, plagosen tre gra, një polic jashtë shërbimit neutralizon autorin

July 27, 2026
FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

July 27, 2026
Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit

July 27, 2026
Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

Mazhoranca miraton me 74 vota marrëveshjen me SHBA për modernizimin e ushtrisë

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In