• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Vetëm OSBE/ODIHR ka ekskluzivitetin për monitorimin e zgjedhjeve

by Java News
26/06/2019 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sot pas 4 vitesh kemi një Tiranë që gëlon nga aktivitetet, nga zhurmat e fëmijëve që sot kanë kënde lojërash. Gjithashtu kemi gjitha ato projekte të cilat janë pro zhvillimit të një qyteti modern. Ne nuk mund të themi që intelektualët nuk mbështesin zhvillimin apo bashkitë për t’u zhvilluar. Unë mendoj që intelektualët dhe gjithsecili e sheh ndryshimin”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive.

Manastirliu tha se, “të gjithë së bashku më 30 qershor do votojnë për ndryshimin, do votojnë për kryetarët e bashkive që dinë t’i çojnë punët përpara. Votimet do jenë më standarde se këto standarde do të garantohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga gjithë strukturat që po merren me procesin e zgjedhjeve”.

“Zgjedhjet me standarde janë normale të ndodhin në një vend demokratik dhe ne nuk kemi frikë që do prishen standarde apo do ndodhë diçka. Gjithë institucionet ligjzbatuese do jenë për të mbrojtur standardet nëse do ketë ndonjë rast sporadik që del nga rruga e ligjit”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Ministrja vijoi se, “zhdekretimi i Presidentit është një akt nul, i pavlefshëm gjë që e tha dhe Kolegji Zgjedhor i Apelimit pak ditë më parë me votimin 5 me 0. Presidenti ka tejkaluar kompetencat e veta që i lejon ligji. Kushtetuta është e qartë dhe e saktë mbi datën e zgjedhjeve. Komisioni i ligjeve sot ka miratuar raportin për vijimin e procedurave për ngritjen e një komisioni hetimor për të vijuar procedurën e shkarkimit të Presidentit për aktin e paligjshëm”.

“Dialogu ka qenë fjala kyçe në çdo moment të vendimmarrjeve të opozitës jashtë parlamentare. Ftesa për dialog ka qenë e hapur, 7 letra i ka dërguar kryeministri Rama demokratëve për dialog. Ne nuk mund të japim pushtet pa zgjedhje”, – përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu sqaroi edhe vendimin e Kongresit të Autoriteteve Lokale për tërheqjen e vëzhguesve nga monitorimi i zgjedhjeve, si një vendim që nuk do të ndikojë as mbi cilësinë dhe as mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve.

“Kongresi Autoriteteve Lokale nuk është shprehur as mbi datën e zgjedhjeve dhe as mbi ligjshmërinë e tyre. I vetmi institucion që ka ekskluzivitetin e zgjedhjeve është OSBE/ODIHR. Madje dhe sot është shprehur se do të vazhdojnë monitorimin, me vëzhgues të shtuar”, – tha Manastirliu.(ATA)/l.m

Next Post
Rama: PD e LSI po heqin nga puna edhe presidentin Meta

Rama: PD e LSI po heqin nga puna edhe presidentin Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com