• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Vaksinim në terren, plan masash ndaj fruthit

by Java News
25/02/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në kuadër të masave për parandalimin dhe eleminimin e epidemisë së fruthit po kryejmë në territor vaksinimin e fëmijëve dhe popullatës së riskuar si dhe gjurmimin që në komunitet apo institucionet publike të cdo rasti të dyshuar nga personeli I qendrave shëndetësore dhe strukturat e shëndetit publik”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Moravë të komunës Otllak në Berat. Sipas Manastirliut, deri tani janë kryer rreth 10 mijë vaksina kundër fruthit që prej muajit Janar, jashtë procesit rutinë të vaksinimit, ndërsa janë në dispozicion 140 mijë doza vaksine kundër fruthit.

Me programin e kujdesit shëndetësor në komunitetit, u krye në Moravë vaksinimi i 120 fëmijëve dhe të rriturve të komunitetit rom dhe egjiptian. Pjesë e këtij programi kombëtar është edhe ofrimi I shërbimit të mamografisë së lëvizshme pranë komunitetit. U realizuan 30 mamografi për gratë në moshë risku të komunitetit rom në këtë zonë.

“Programi kombëtar i kujdesit shëndetësor në komunitet është ndër programet më të rëndësishëm që kemi ndërmarrë që prej muajit Janar për të ofruar kujdes shëndetësor afër komunitetit, kryesisht për kategoritë vulnerabël si komunitetet rome dhe egjiptiane, duke rritur kështu aksesin në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor dhe në programet depisutuese me rëndësi për shëndetin e popullatës”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Më herët, Ministja Manastirliu u ndal dhe në Urën Vajgurore, në qendrën shëndetësore Goriçan, e cila këtë vit do ti nënshtrohet rehabilitimit të plotë për 2400 banorët e kësaj zone, në kuadër të programit të rikonstruksionit të 80 qendrave shëndetësore gjatë këtij viti. Masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për parandalimin dhe eleminimin e epidemisë së fruthit: Nëpërmjet Urdhrit nr.58 datë 16.01.2018, janë përcaktuar masat për kontrollin e infeksionit dhe parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.

U vendosën masa të kontrollit të infeksionit respirator në QSUT dhe spitalet rajonale si më poshtë:

– Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit)

– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror

– Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime

– Sigurim i dezinfektimit të mjediseve spitalore të përdorura më parë nga të sëmurët

– Vaksinim i personelit – Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit

– Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve të personave të infektuar menjëherë në vendin ku ata gjenden. Një survejancë aktive është vendosur në QSUT dhe të gjitha spitalet rajonale si dhe qendrat shëndetësore në bashkëpunim me drejtoritë e Shëndetit Publik.

Më pas, me urdhër nr 94, datë 26.01.2018 u vendos raportimi i përditshëm i mungesave në cerdhe, kopshte dhe shkolla të fëmijëve dhe nxënësve të insitucioneve të arsimit parashkollor apo institucioneve të tjera arsimore për parandalimin e shpërthimeve epidemike të fruthit.

Pas këtij urdhri, ISHP dhe drejtoritë e shëndetit publik përgatitën një plan masash për gjurmimin e kontakteve dhe gjendjen e vaksinimit të tyre në çerdhe, kopshte dhe shkolla:

– Kontroll i vërtetimeve të vaksinimit që jepen nga konsultoret e lagjeve.

– Evidentim i fëmijëve me rash dhe temperaturë në këto institucione.

– Mospranim në këto institucione të fëmijëve të pavaksinuar.

– Evidentim i mungesave ne institucionet e arsimit parashkollor dhe shkolla

– Vaksinim i fëmijëve të pavaksinuar Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara, kontrollin e imunizimit, kryesisht i vaksinës ndaj fruthit, zinxhirit ftohës, evidentimin e fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit, shkaqet e mos kryerjes së vaksinimit dhe po nxisim nëpërmjet personelit përgjegjës, procesin e vaksinimit. Nëpërmjet infermierëve të patronazhit janë lajmëruar me qindra fëmijë që po kryejnë vaksinën e fruthit.

Po ashtu, me urdhrin nr 97 datë 29.01.2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë programin e kujdesit shëndetësor në komunitet në të gjithë vendin, ku ka nisur vaksinimi pranë vendbanimit i fëmijëve të komunitetit rom.

Në zbatim të urdhrave të Ministrisë, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur dhe shpërndarë udhëzimet për vaksinimin ndaj fruthit dhe udhëzimin për hetimin dhe kontrollin e Fruthit. Strategjia e vaksinimit është fokusuar në vaksinimin e kontakteve përreth rasteve të identifikuar me fruth, vaksinim i popullatës që nuk ka kryer vaksinimin apo e ka shtyrë atë dhe vaksinim i grupeve të riskut.

Me urdhër të posacëm të Ministres së Shëndetësisë është riaktivizuar më datë 8.02.2018 Komiteti i Çertifikimit të Eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës, i cili përgatit planin e veprimit për dokumentimin dhe verifikimin e eleminimit të fruth rubeolës në vend si dhe përgatit programin e vaksinimiit dhe të survejancës së fruth rubeolë.

Next Post
VIDEO: Kinezët ndryshojnë rrotullimin e Tokës, ndërtohet diga që mund të rezultojë ‘katastrofike’

VIDEO: Kinezët ndryshojnë rrotullimin e Tokës, ndërtohet diga që mund të rezultojë 'katastrofike'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

January 24, 2026
Samiti trepalësh në Abu Dhabi-Rusia këmbëngul në kontrollin e Donbasit/ Ukraina: Çështja territoriale thelbësore për paqen

Analiza: A do të sjellin bisedimet Ukrainë-Rusi fundin e luftës?

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In