• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Testimi serologjik në popullatë do të realizohet gjatë muajve Gusht – Shtator

by A R
09/07/2020 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se testimi serologjik i kampionit të popullatës do të kryhet gjatë muajve Gusht- Shtator. Gjatë një interviste për ABC- News Manastirliu u shpreh se janë rreth 1500 qytetarë nga zona të ndryshme të Shqipërisë që do të testohen, sipas një kampioni të vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Instituti i Shëndetit Publik është duke realizuar një program i cili do të ketë një kampion me rreth 1500 testime serologjike në zona të ndryshme të Shqipërisë, pergjatë muajit Gusht- Shtator. Per të patur një foto çasti të krijimit të antitrupave”, tha Manastirliu.

E pyetur për mbajtjen e maskave mbrojtëse në mënyrë të detyrueshme, Manastirliu tha se aty ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike duhet mbajtur maska dhe në disa aktivitete me risk të lartë tashmë maska mbrojtëse është vendosur me detyrim.

“Aktualisht maska është e detyrueshme të mbahet në ato ambiente dhe aktivitete që konsiderohen me risk të lartë, si transporti publik. Për qytetarët sugjerohet të mbahen maska tekstile, në mënyrë që maskat mjekësore dhe kirurgjikale të përdoren nga personeli shëndetësor. Komiteti Teknik po vlerëson nëse maskat duhet të jenë të detyrueshme dhe në ambientet e hapura”, tha Manastirliu.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se janë rritur rastet dhe virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet, ndaj dhe apeloi qytetarët dhe bizneset të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë rregullat dhe protokollet.

/a.r

Next Post
Kjo është “pasaporta” e koronavirusit, me të cilën danezët do të lëvizin jashtë shtetit

Kjo është "pasaporta" e koronavirusit, me të cilën danezët do të lëvizin jashtë shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com