• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu te “Zyber Hallullit”: Mbështetje për çdo fëmijë në nevojë

by Ardit Rada
01/06/2020 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të vijojë kujdestaria e zgjatur edhe në muajin Qershor për të mbrojtur fëmijët e institucioneve nga Covid19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Vijojmë programet sociale për mbështetjen e fëmijëve, 50 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve ta kalojë me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku së bashku kanë krijuar kopshtin e perimeve, duke theksuar rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm për mirërritjen e fëmijëve.

Manastirliu tha se falë planit të masave në qendrat tona të përkujdesit ja kemi dalë që të mos kemi asnjë të prekur nga Covid19, ndërkohë që kujdestaria e zgjatur do të vijojë edhe në muajin Qershor për të mbrojtur fëmijët dhe grupet vulnerabël të institucioneve tona nga Covid19.
“Ne kemi vendosur që edhe përgjatë muajit Qershor përsëri, shtëpitë tona të përkujdesit, qoftë në shtëpinë e fëmijëve, qoftë në shtëpitë e të moshuarve të vijojnë kujdestarinë me kohë të zgjatur në mënyrë që të kemi mundësi që të mbrojmë sa më shumë grupet më në risk, që janë të moshuarit kryesisht, personat me aftësi të kufizuara por gjithashtu edhe fëmijët”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës së saj në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, Manastirliu tha se do të vijojnë të mbështeten fëmijët dhe familjet përmes programeve të mbështetjes sociale, siç janë bonusi i bebes apo programe të tjera alternative.

“Ne do të vijojmë që me programet tona sociale të mbështesim fëmijët dhe familjen, ashtu siç kemi bërë me programet e reja siç është bonusi i bebes. Nga fillimi i tij në Janar të vitit 2019 e deri më sot kanë përfituar mbi 50 mijë fëmijë të porsalindur, edhe familjet e tyre. Do të vijojmë me mbështetjen përsa i përket fuqizimit të familjes, sidomos për familjet në ndihmë ekonomike për të mbështetur jo vetëm nëpërmjet suportit në cash, por gjithashtu edhe përsa i përket shërbimeve alternative”, u shpreh Ministrja.

Manastirliu tha se nga 1 Qershori vijon faza e hapjes së mëtejshme, por mbetet shumë i rëndësishëm zbatimi i rregullave.
“Sot nga 1 qershori kemi hapur kopshtet dhe çerdhet me protokolle të sigurisë. Fëmijët i janë kthyer një normaliteti, por ne të rriturit e dimë që ky normalitet nuk është ai i zakonshmi por është normalitet i ri i të jetuarit me rregulla në mënyrë që të kemi mundësi të kufizojmë shpërndarjen e këtij infeksioni që është shumë i rrezikshëm. Por nëse ne zbatojmë rregullat, sigurisht ja dalim, ashtu siç ja kemi dalë deri më sot që të kemi rezultate pozitive”, tha Manastirliu.

/e.rr

Next Post
Policia kufitare njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, ja rregullat për çdo pikë kalimi

Policia kufitare njoftim të rëndësishëm për udhëtarët, ja rregullat për çdo pikë kalimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com