• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu, takim me homologun gjerman: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

by A R
24/11/2022 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u prit në një takim dypalësh nga Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Karl Lauterbach gjatë vizitës zyrtare në Berlin.

“U dakordësuam për një marrëveshje të re bashkëpunimi dhe për krijimin e një grupi pune të përbashkët mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e mëtejshme dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe të farmakologjisë.

“Bashkëbiseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe Institutit “Robert Koch” si dhe agjencive të barnave të dy vendeve tona, me synim rritjen e shkëmbimeve në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë”, u shpreh Manastirliu.

Një tjetër çështje e rëndësishme e takimit mes dy ministrave të shëndetësisë dhe delegacioneve të dy vendeve ishte edhe forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore.

“Do të bashkëpunojmë për përfshirjen në programeve të kërkimit shkencor dhe programeve të edukimit me Universitetin e Mjekësisë, me synim rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetit”, u shpreh Manastirliu.

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Karl Lauterbach shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve, përmes ekipeve të përbashkëta që do të nisin menjëherë punën për shkëmbimet e ndërsjellta në fushën e shëndetit publik dhe farmakologjisë.

Gjatë takimit mes dy delegacioneve të kryesuar nga Ministrat respektivë të Shëndetësisë, merrnin pjesë edhe drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik dhe Universitetit të Mjekësisë.

/a.r

Next Post
“Nuk qeshet me 20 mijë viktima o zonjë”/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Manastirliut: Ke bërë tendera sekretë…

"Një arab kërkon të zbatojë planin...", Berisha akuza për Portin e Durrësit: Me këtë mega-aferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Meta mbetet në qeli, GJKKO i rrëzon kërkesën! Për herë të parë ofroi garanci pasurore, 50 mijë euro kundrejt lirisë

March 24, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

March 24, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In