• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Sterilizimi edhe në Vlorë, reduktohen infeksionet spitalore

by Java News
18/04/2018 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fuqizimi i spitaleve rajonale, 4.5 milion euro investime në aparatura”

Vlorë, 18 Prill – Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe spitalit bashkiak të Librazhdit, shërbimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë ka nisur edhe në spitalin rajonal të VLorës, ku 5 mijë operacione në vit, tashmë do të kryhen me instrumentet e rinj, duke ofruar më shumë siguri për pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin rajonal të Vlorës, ku deklaroi se ky është një investim në drejtim të rritjes së sigurisë së pacientëve por edhe përmirësimit të punës së mjekëve.

“Ne do të përmbyllim shumë shpejt investimet në kuadër të programit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë për 50 mijë operacione në vit që kryhen në spitalet tona, duke ofruar më shumë siguri për pacientët dhe për mjekët një standart të ri të ofrimit të shërbimit”.

Shefi I Shërbimit të Kirurgjisë, dr. Besnik Elezi u shpreh se me nisjen e këtij shërbimi janë reduktuar shumë infeksionet post-operatore.

“Realisht nuk kemi parë infeksione post-operatore me përdorimin e këtyre instrumenteve dhe cilësia por edhe sasia e veglave që përdorim sot nuk ka të krahasuar me ato që përdornim më parë”, tha dr. Elezi.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës, dr. Brunda Mersini u shpreh se po vihet re edhe reduktimi I përdorimit të antibiotikëve që ka ardhur si rezultat I uljes së infeksioneve spitalore.

Nga ana tjetër, Ministrja Manastirliu u ndal edhe te punësimet e reja që ka sjellë investimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë. Janë 216 të punësuar deri tani dhe priten edhe 94 të punësuar të rinj me shtrirjen e investimit në të gjithë spitalet e vendit.

Gjatë vizitës në spitalin e Vlorës, Ministrja Manastirliu theksoi se spitali rajonal i Vlorës do të pajiset me aparatura të reja biomjekësore në kuadër të programit kombëtar të fuqizimit të spitaleve rajonale, me qëllim ofrimin e shërbimit sa më afër vendbanimit të qytetarëve.

“Vijojmë investimet në këtë spital, duke filluar nga mamografi I ri që instalohet shumë shpejt dhe një sërë aparaturash të tjera biomjekësore me vlerë 680 mijë euro që do të plotësojnë flotën e aparaturave në spitalin e Vlorës. Jo vetëm Vlora, por të gjithë spitalet rajonale do të përfitojnë nga programi kombëtar I fuqizimit të spitaleve rajonale me pajisje të reja me vlerë 4.5 milion euro në mënyrë që pacientët që deri dje detyroheshin të vijnë në Tiranë për një ekzaminim, tashmë të mund ta kryejnë pranë vendbanimit me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë. Modelin e QSUT do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

a.ç

Next Post
Ish-trajneri i Partizanit nën hetim, akuzohet se pastroi miliona euro

Ish-trajneri i Partizanit nën hetim, akuzohet se pastroi miliona euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In