• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu shpjegon ndryshimet në kodin penal: Më shumë siguri për mjekët

by Java News
26/03/2019 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më shumë mbrojtje dhe siguri për mjekët, me ndryshimin e kodit penal, që ashpërson masat në rast të kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës dhe dekriminalizim i gabimit mjekësor. Këto janë dy propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të prazantuara nga Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një tryeze diskutimi me mjekët, me prezencën e Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësues të institucioneve.

“Dhuna është e patolerueshme, është primitivizëm dhe në çdo rast nuk mund të jetë zgjidhja. Ndaj kemi sot disa propozime për ndryshime në Kodin Penal, të cilat janë punuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe profesionistëve të shëndetit. E para lidhet me ashpërsimin e masave në Kodin penal. Duke vendosur kanosjen dhe goditjen për shkak të detyrës ndaj profesionistëve të shëndetit si vepër penale që do të dënohet me burg. E dyta lidhet me dekriminalizimin e gabimit mjekësor. Një kërkesë tashmë e kahershme e të gjithë profesionistëve të shëndetit, për të ndarë gabimin mjekësor nga neglizhenca, bazuar në praktikat më të mira Europiane” – është shprehur Manastirliu.

Ministrja në fjalën e saj ka theksuar rëndësinë që ka zbatimi i regjimit të ri të vendosur në spitale, si një mënyrë për të parandaluar sa më shumë dhunën ndaj mjekëve, por edhe disiplinimin e vizitave të familjarëve të pacientëve. “Marrëdhënia mjek-pacient nuk kurohet duke vendosur policë por ajo mund të kurohet, mund të shëndoshet duke vendosur disiplinën dhe rregullin në spitale dhe duke zbatuar regjimin e ri që tashmë ne e kemi vendosur në spitalet tona dhe për këtë, bashkëpunimi kërkohet pikë së pari nga ju” – deklaroi ministrja. Krahas masave kundër dhunës dhe kanosjes ndaj mjekevë, Manastirliu u ndal në fjalën e saj edhe tek fuqizimi i mekanizmave që qytetarët mund të përdorin për të denoncuar rastet e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

“Mes bluzave të bardha ka dhe nga ata që se meritojnë të jenë pjesë e shërbimeve tona në shëndetësi. Ata që e njollosin bluzën e bardhë fatmirësisht janë raste të rralla, shumë sporadike, por ekzistojnë dhe janë ato raste që kanë sjellë këtë perceptim për mjekët, për korrupsionin, për rryshfetin. Ne do të vijojmë të forcojmë të gjitha mekanizmat e denoncimit, të krijojmë të gjitha kanalet e komunikimit me qytetarët, me pacientët, për të denoncuar çdo rast korrupsioni, çdo rast abuzimi, çdo rast neglizhence”, tha Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
DOSSIER/ Diskutimet e 1922, si u mor vendimi që monedha kombëtare të quhej “Lek”

DOSSIER/ Diskutimet e 1922, si u mor vendimi që monedha kombëtare të quhej “Lek”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

VIDEO/ Sot protesta e 165-të, studentët bllokojnë Tiranën dhe marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

November 11, 2026
“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

“Nuk kam lidhje me ngjarjen”, Robert Duka mohon grabitjen e 60 mijë eurove në bankën te Komuna e Parisit

November 11, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

November 11, 2026
Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

Pa marrëveshje për paqen, por me një rezultat konkret/ Çfarë u arrit në negociatat Ukrainë-Rusi

November 11, 2026
U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

U qëllua me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, nis në Romë operacioni i dytë për Erjon Vishkullin

November 11, 2026
Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In