• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Së shpejti shërbimi i ri i Kardiokirurgjisë tek Sanatoriumi

by Java News
04/04/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ulet listë-pritja për kryerjen e koronarografive për pacientët me probleme kardiake, me dyfishimin e kapacitetit të kryerjes së procedurave të hemodinamikës në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për vendosjen e sistemit qendror të ngrohje-ftohjes në këtë spital.

“Me hapjen e Njësisë së Hemodinamikës në spitalin rajonal të Fierit dhe 3 njësitë e tjera të Hemodinamikës në Tiranë dhe në Shkodër, kemi arritur që nga 700 procedura të hemodinamikës që kryheshin 3 vite më parë në QSUT, të mundësojmë mbi 6 mijë ndërhyrje në vit, duke i kursyer qytetarëve shqiptarë rreth 5 milion euro, që më parë i shpenzonin në spitalet private për të marrë këtë shërbim”, tha Manastirliu.

Aktualisht spitali “Shefqet Ndroqi” kryen rreth 1300 koronarografi në vit për pacientët me probleme kardiake dhe brenda vitit, me zgjerimin e ekipit mjekësor, ku shërbimi tashmë ofrohet nga 3 mjekë hemodinamistë, pritet të kryhen rreth 2 mijë koronarografi në vit. Ministrja Manastirliu lajmëroi në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” hapjen së shpejti të shërbimit të ri të Kardiokirurgjisë.

“’Shefqet Ndroqi’ nuk është më vetëm një spital i sëmundjeve të mushkërive, pasi interventet e urgjencave kirurgjikale janë dyfishuar në këtë spital vetëm gjatë 8 muajve të fundit, por ne synojmë që përveç zgjerimit të shërbimit të hemodinamikës, së shpejti të hapim në këtë spital shërbimin e ri të Kardiokirurgjisë”, tha Manastirliu.

Që prej fillimit të ofrimit të shërbimit të hemodinamikës në vitin 2015, janë 24 mijë qytetarë kanë përfituar paketat e hemodinamikës falas, paketa që ofrohen me financim publik, si në spitalet publike, ashtu edhe ato jopublike.

g.kosovari

Next Post
EMRI/ Sherr mes të rinjve në Bulqizë, një i plagosur, kapet autori

Bulqizë, rrugët në lagjet e banuara bllokohen nga parkimet e gabuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In