• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Reanimacioni i ri në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, me standarte europiane

by A R
26/06/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyfishohen kapacitetet e pajisjeve në terapinë intensive në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe plotësohet reanimacioni me parametra dhe standarde europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe  rajonale.

“Ne u angazhuam që të fuqizojmë të gjithë shërbimin e reanimacionit  sidomos në spitalet që kemi vendosur në strategjinë tonë të ofrojmë shërbim për pacientët me COVID19.  Por nga ana tjetër nuk kemi lënë pas fuqizimin e shërbimeve të reanimacionit në spitalet rajonale. Sepse ndërkohë që ju përgjigjemi të sëmurëve me COVID19, duhet t’ju përgjigjemi edhe pacientëve të tjerë, aty ku jetojnë, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

“Ky reanimacion sa i përket pajisjeve është 100% i rinovuar, me rastin e përballimit të COVID19. Janë të gjithë krevatët e rinovuar, për herë të parë këtu kemi monitorët e teknologjisë së lartë, shumë të rëndësishëm për ndjekjen e pacientit në reanimacion. Gjithashtu edhe cpap, kemi shiringat elektrike, kemi sistemet e intubimit, laringoskopët, helmeta. Kanë ardhru edhe 100 monitorë për pacientët, që është një plotësim shumë i mirë i shërbimit”, tha prof. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”.

Duke deklaruar se po merren masat për përballimin e fluksit të shtuar si pasojë e COVID19, Manastirliu tha se do të konsiderohet rihapja e “Shefqet Ndroqit”, me shtimin e rasteve të rënda në terapi intensive.

“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”, tha Manastirliu.

Sipas skenarëve të paracaktuar, në këtë faze, nëse do të rriten shtrimet në spitalin infektiv, do të vijohet me hapjen e spitalit COVID3 (Ish-Kirurgjitë në QSUT) dhe paralelisht, nëse shtohet rastet në terapi intensive do të konsiderohet hapja edhe e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ për trajtimin e të prekurve me COVID19 në gjendje të rëndë dhe më pas është parashikuar COVID4 në varësi të fluksit.

Duke falenderuar të gjithë stafin mjekësore për punën, Manastirliu tha se do të vijohet të sigurohen terapitë e nevojshme por kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Ne sot ofrojmë të gjitha terapitë që edhe spitalet në botë ofrojnë pa asnjë dallim. Por në këto momente ashtu siç na duhej në fillim dhe në vazhdim do të na duhet bashkëpunimi i qytetarëve, i cili është mëse i domosdoshëm në mënyrë që ne të kemi mundësi që ta përballojmë edhe këtë fazë të dytë me Covid19. Është një fazë jo e lehtë. Ka shumë të bëjë sjellja individuale në raport me masat që ne kemi vendosur duke filluar që nga protokollet e thjeshta në aktivitetet e përditshme: Mbajtja e distancës, larja e duarve, vendosja e maskës e deri tek protokollet në spitale. Të gjitha këto janë pjesë e gjithë strategjisë për të luftuar Covid19”, tha Manastirliu.

Next Post
Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt: Hashim Thaçi mund të arrestohet

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt: Hashim Thaçi mund të arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit -

Deklarata e Vuçiç për devijimin e lumit Ibër, reagon Departamenti amerikan i Shtetit –

August 11, 2026
Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com