• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Qendër e lëvizshme 24 orëshe për 8 mijë banorë, do rindërtojmë qendrën shëndetësore të Ishmit

by Java News
16/12/2019 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra shëndetësore në Ishëm është një nga godinat e shëndetësisë të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër qendrën e lëvizshme shëndetësore, e cila po ofron shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonës.

“Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë, por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shëndetësor dhe 8 mijë banorët e Ishmit. E rëndësishme është që do të vijojmë të ofrojmë shërbimin 24 orësh në qendrën shëndetësore të lëvizshme ku nuk do të mungojnë mjekët, infermierët, barnat dhe pajisjet mjekësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti.

“Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikiperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. /e.s/

Next Post
E fiksuan kamerat e sigurisë, pranga 26-vjeçarit që hodhi fishekzjarre në stadium gjatë derbit

E fiksuan kamerat e sigurisë, pranga 26-vjeçarit që hodhi fishekzjarre në stadium gjatë derbit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

KE gati planin e ri për zgjerimin e BE, përfiton edhe Shqipëria! Çfarë do të ndodhë në mars?

February 1, 2026
1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

February 1, 2026
Veliaj tjetër reagim: Tim biri do t’i caktohej statusi jetim dhe do kujdesej nga gjyshërit sipas violinistit dështak Olsi Dado

Kërkesa kundër Ols Dados, Administrativja kthen për plotësim padinë e Veliajt

February 1, 2026
Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

Tragjedi! Përmbyset autobusi në Turqi, 8 viktima dhe 26 të plagosur

February 1, 2026
Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Problemi bazik numerik i “së djathtës”

February 1, 2026
Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

February 1, 2026
Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

February 1, 2026
Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

February 1, 2026
FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In