• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E fiksuan kamerat e sigurisë, pranga 26-vjeçarit që hodhi fishekzjarre në stadium gjatë derbit

by Java News
16/12/2019 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar nga Tirana pasi akuzohet për hedhje fishekzjarresh në derbin e të premtes, mes Partizanit dhe Tiranës, takim ky që u mbyll me shifrat 1-2.

Policia bën me dije se 26-vjeçari ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, në kohën që po zhvillohej ndeshja derbi e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndërkohë ai u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Informacioni i policisë:

Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes. /e.s/

Next Post
Reagojnë ‘Krimet e Rënda’: Për shitblerjen e votave është nën hetim edhe opozita

Transferohen dosjet e Krimeve të Rënda, 24 i kalojnë SPAK-ut, ndërsa 37 të tjera në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

VIDEO/ Bypass-i i Elbasanit dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi jep detajet: Kontratat janë lidhur, vijojnë punimet! Ja kur hapen

October 7, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Heshtje e qëllimshme”- Përplasja GJKKO-Avokatë, Meta reagon nga qelia: Situatë e panevojshme dhe e evitueshme, shkak “Ramaforma”! Kuvendi të ndërhyjë

October 7, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

October 7, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Pas tre fitoreve në Ligën e Kombeve, Shqipëria ngjitet një vend në renditjen e FIFA-s! Edhe Kosova thyen rekordin e vetes

October 7, 2026
Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com