• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar! Nuk bëhet politikë me virusin

by A R
20/07/2020 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se sistemi shëndetësor po përgatitet për çdo skenar, për përballimin e situatës së koronavirusit.

“Jemi duke u përgatitur për hapjen e dy spitaleve të tjera Covid dhe për çdo skenar, sipas strategjisë për përballimin e situatës”, tha ajo.

Deklarata e ministres u bë në spitalin Covid 4, gjatë ceremonisë së dorëzimit nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së katërt të ndihmës së Bashkimit Europian për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Manastirliu u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të rritur kapacitetet testuese, kapacitetet laboratorike, për t’iu përgjigjur çdo situate që kjo epidemi mund të sjellë.

“Kemi tashmë katër struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga Covid-19. Dy spitale të cilat sot funksionojnë dhe të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor për më shumë se 120 pacientë aktualisht ë cilët janë të dyshuar dhe të cilët vijojnë të marrin shërbime në këto spitale. Nga ana tjetër parapërgatitemi që në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, të hapim dhe strukturën Covid 3, ish-kirurgjitë në QSUT dhe më pas edhe Covid 4, që është pikërisht kjo strukture, të cilën e bëmë gati në një kohë rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Jemi duke u përgatitur për çdo skenar, duke punuar fort për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për krijimin e skuadrave rezervë në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo situate”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka kërkuar të mos bëhet politikë me koronvirusin, por secili të japë shembullin personal për të përballuar këtë situatë.

“Mjekë të politikës dhe politikanë të mjekësisë duan të përfitojnë për të bërë politikë me virusin. Nuk bëhet politike me virusin. Mjekët që punojnë në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” e dinë çfarë po shohin. Familjarët e të prekurve e dinë mirë ç’po përjetojnë, që presin aty poshtë për një lajm për të afërmit e tyre që vuajnë nga Covid-19. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer faqen, për të bërë atë që është e nevojshme.Të rrisim ndërgjegjësimin përmes shembullit personal”,tha Manastirliu.

Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve të përshaten me normalitetin e ri për të respektuar rregullat e vendosura, duke pranuar që javën e fundit ka pasur një ndërgjegjësim të qytetarëve.

“Nuk duhet të lejojmë virusin të fitojë terren. Virusi fiton terren nëse njerëzit e lejojnë atë. Gjëja që kërkohet sot është një përgjegjësi e gjithësecilit, për të bërë ato veprime të thjeshta, të cilat ndikojnë në uljen e përhapjes së infeksitonit: Distancimi, mbajtja e maskës, higjiena. Duhet të përfitojmë çdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren”, apeloi ministrja.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, në vlerën 4 milionë euro në këtë mbështetje të radhës janë të përfshirë: 15 respiratorë të lëvizshëm; 50 monitorë pacienti; 25 defibrilatorë; 20 EKG; 10 Eko fikse; 2 grafi të lëvizshme.

/a.r

Next Post
BE i jep Shqipërisë materialet kundër COVID-19. Krahas 50 mln eurove, akordohen edhe 180 mln euro hua

Studimi i Akademisë së Shkencave: 6-7% e popullatës në Tiranë ka fituar imunitet ndaj COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In