• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu për spitalin e ri të Elbasanit: Plotëson të gjitha standardet e akreditimit

by Java News
28/08/2019 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan vihet në funksion të plotë për 275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit. Kryeministri Edi Rama vizitoi sot spitalin e Elbasanit bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në investimin me vlerë 1, 7 milion euro. Manastirliu tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord. Ai gjithashtu është një nga katër spitalet që janë akredituar gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2019, duke përmbushur kushtet për shërbim shëndetësor sipas kritereve bazë të kërkuara për infrastrukturën, pajisjet teknologjike spitalore, kushtet tekniko-higjienike, kualifikimin e burimeve njerëzore, ofrimin e shërbimit shëndetësor për pacientët.

“Kjo godinë ka qenë e degraduar, simbol i degradimit të sistemit. Investimi për këtë spital, infrastruktura, pajisjet biomjeksore dhe hoteleria ka shkuar në vlerën e 2,7 milionë euro. Është realizuar në kohë  rekord, falë gjithë punës që ka bërë ekipi rajonal i Elbasanit.  Në kushtet që ka arritur spitali, edhe falë investimit në këtë infrastrukturë, sepse dihet që Urgjenca është porta  e parë e shërbimit për qytetarët, tashmë është plotësuar i gjithë standardi i akreditimit, kështu që spitali akreditohet. Urime ekipit të spitalit,” – u shpreh Manastirliu.

Shërbimi i Urgjencës ka një kapacitet prej 25 shtretër dhe përmbush të gjithë standardet e këtij shërbimi, me sistemin e triazhimit dhe aparaturat moderne. Ndërkohë që spitali i ri ka marrë vlerësimet maksimale nga mjekët që kanë punuar aty prej vitesh dhe pacientët të parë që po marrin ndihmën e parë mjekësore.

“Më mirë nuk bëhet. Ju faleminderit shumë për këtë dhuratë që i bëtë Elbasanit.  E meritonte Elbasani këtë lloj shërbimi, këtë lloj urgjence. Unë kam qënë dhe në Gjermani, kam bërë dhe trajnime. Kur e shoh këtë ambient këtu, them i kemi më të mira. Është detyra jonë t’i mirëmbajmë,” – u shpreh një nga pjesëtarët e stafit mjekësor.

“Nuk e kam parë këtë as tek privati. Qeveria bën, por duhet ta mirëmbajmë ne, po ne vetë. Kështu që po nuk e mbajtëm vetë, do ta pësojmë si me të tjerat,” – tha një qytetar.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se veçantia e spitalit është imazheria, ku banorët duhet të kalonin rrugë për të bërë një eko apo një skaner. Është organizuar që të ketë të gjitha shërbimet e integruara. Sipas saj kanë filluar shtrimet e para në kardiologji.

Shërbimi i kardiologjisë dhe reanimacionit të kardiologjisë është pajisur me aparatura moderne të echo-s, elektrokardiogramës, provës ushtrimore, etj.. Po ashtu shërbimi i neurologjisë dhe reanimacionit të neurologjisë plotëson standardet me aparaturat e reja të ezhesë dhe aparaturat moderne në reanimacion dhe stafit mjekësor i janë bashkuar dhe mjekë të rinj specialistë. Sipas ministres të sëmurët me  diabet nuk u duhet që të shkojnë në Tiranë, por mund të  konsultohen direkt aty. /l.m

Next Post
Fluksi drejt BE/ Ndalohen 4 036 refugjatë në Turqi, pranga 105 trafikantëve

Mbi 200 imigrantë të shpëtuar në Mesdhe, mes tyre gra dhe fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Beqiri sulmon Berishën: Nuk e do marrëveshjen e mbrojtjes me SHBA, shkatërroi ushtrinë shqiptare

July 29, 2026
Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

Fauci hesht për origjinën e COVID-19 në Kongres, Trump: Idetë e tij ishin të çmendura

July 29, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

I quajti “tufë budallenjsh”, Gonxhja sqaron deklaratën për protestuesit: E kisha për të dhunshmit

July 29, 2026
Çmimi i një numri të gabuar

Çmimi i një numri të gabuar

July 29, 2026
“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

“PS mori 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita 63.95%”, Rama u përgjigjet akuzave për “regjim” me raportin e AMA-s

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com