• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Nga 1 Tetori 3500 gra kanë kryer mamografinë, kontrolli i gjirit do përfshihet në një program kombëtar

by Java News
21/10/2019 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte në Krujë, ku po ofrohet shërbimi i mamografisë afër vendbanimit, me mamografin e lëvizshëm.

“Vetëm në tre javët e para, që nga momenti që kemi filluar këtë fushatë, 3500 gra kanë kryer ekzaminimet nëpërmjet mamografisë. 3500 gra do të thotë që janë trefishuar ekzaminimet këtë muaj, sepse nëse marrim një mesatare mujore, çdo muaj në gjithë Shqipërinë kryhen 1 mijë mamografi”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se gjatë 2018 në 5 spitale rajonale janë instaluar mamografitë përfshirë dhe atë të Durrësit, ku gratë e Krujës mund të kryejnë mamografinë, Manastirliu tha se po investojnë shumë në parandalimin e kancerit të gjirit.

“Janë 708 gra që çdo vit diagnostikohen me kancerin e gjirit. Sot është e mundur që ky trajtim të jetë shumë më i aksesueshëm dhe shumë më cilësor, sepse ne kemi arritur që prej vitit 2018 të mbulojmë gjithë nevojat, në kimioterapi të targetuar që janë medikamente shumë të shtrenjta, pikërisht për të siguruar që gratë që trajtohen nga kjo sëmundje të kenë një trajtim sa më cilësor qoftë nëpërmjet kimoterapisë, qoftë nëpërmjet radioterapisë në QSUT dhe që jam krenare që arritëm të kemi një shërbim të kompletuar dhe për kancerin e gjirit”, tha Manastirliu.

Ministrja ne fjalën e saj tha se kontrolli i gjirit do të përfshihet në një program kombëtar të kontrollit dhe diganostikimit te hershëm.

“Ne duam të realizojmë edhe një hap tjetër që është shumë i rëndësishëm, për të përfshirë kontrollin e gjirit gjithashtu edhe ekzaminimin e mamografisë në një program kombëtar të kontrollit dhe diganostikimit te hershëm, i cili do të miratohet dhe do të futet në paketën e shërbimit të mjekut të familjes. Vetëm kështu mund të garantojmë që gratë të njoftohen nga mjeku familjes dhe të kenë kujdes për shëndetin e tyre”, tha Ministrja.

Gjatë këtij viti, mbi 13 mijë gra kanë kryer mamografinë falas, afër vendbanimit.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kylie Jenner i çmend të gjithë me pozat në ditëlindjen e Kim Kardashian

FOTO/ Kylie Jenner i çmend të gjithë me pozat në ditëlindjen e Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In