• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Nëse spitalet publike dhe jo publike nuk plotësojnë kushtet bazë do t’u hiqet licensa

by Java News
15/04/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë prezantimit të projektligjit të ri të kujdesit shëndetësor në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi ndryshimet në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, i cili përcakton për herë të parë një lidhje organike mes procesit të akreditimit dhe licensimit të institucioneve shëndetësore publike dhe jopublike.

“Plotësimi i standardeve bazë të akreditimit do të jetë kriter për mbajtjen e licensës për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore. Pas marrjes së licencës, të gjithë aktivitetet private do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit dhe plotësimit të standardeve bazë dhe në rast mosplotësimi të tyre do të revokohet licence”, deklaroi Manastirliu.

Duke prezantuar ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se do të ketë më shumë transparencë në vendimmarrjen e Ministrisë së Shëndetësisë me krijimin për herë të parë të dy organeve të rëndësishme këshillimore pranë Ministrit.

“Këshillit Kombëtar i Shëndetësisë dhe Këshilli Kombëtar i Pacientëve do të jetë pjesë e vendimmarrjes në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të shëndetësisë, në ndryshimet ligjore dhe në përcaktimin e politikave prioritare shëndetësore”, tha Manastirliu.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i ligjit të kujdesit shëndetësor lidhet me vendosjen për herë të parë të procesit të audidimit klinik, bazuar mbi protokollet klinike.

“Auditimi klinik dhe auditimi i praktikës mjekësore sipas protokolleve klinike është një proces i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët në institucionet e kujdesit shëndetësor”, tha Manastisliu.

Duke vlerësuar frymën e transparencës në projektligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se një ndryshimin tjetër i rëndësishëm që propozohet nëpërmjet këtij projektligji ka si qëllim të krijojë dhe të ruajë një sistem unik të informacionit shëndetësor.

“Me qëllim shfrytëzimin maksimal të të dhënave mjekësore nëpërmjet shkëmbimit të tyre, është e domodoshme që sistemet e informacionit shëndetësor në të gjithë ofruesit e shërbimeve shëndetësore, publike dhe jo publike të integrohen me sistemin e regjistrave elektronik të shëndetit, duke krijuar një platformë unike të sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu.

Dy ndryshime të rëndësiushme që parashikon ky projektligj në lidhje me profesionistët e shëndetit është vendosja në ligj e procedurave trasnparente të punësimit si dhe lidhja e edukimit në vazhdim me çertifikimin e profesionistëve të shëndetësisë.

“Portali ‘Infermier për Shqipërinë’ do të jetë e vetmja mënyrë ku profesionistët e shkencave teknike mjekësore do të mund të aplikojnë për punësim, duke shmangur në këtë mënyrë çdo formë korrupsioni apo mitmarrje për një vend pune, duke garantuar  transparencë, punësim sipas meritës dhe konkurueshmëri”, tha Manastirliu.

Ndërsa përmirësimi dhe forcimi i sistemit të edukimit në vazhdim, do të jetë parakusht për rilincesimin e profesionistëve të shëndetësisë. Në ndryshimet e propozuara është plotësuar kuadri rregullator për provimin e çertifikimit që duhet të jepet nga profesionistët e shëndetësisë që nuk plotësojnë numrin e krediteve të kërkuara të edukimit në vazhdim.

g.kosovari

Next Post
Thaçi vazhdon të jetë kundër taksës: Një marrëveshje paqeje është në interes të të gjithëve

Insistimi i Thaçit: Marrëveshja me Serbinë, e mundshme brenda 2019-s!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com