• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Spitalin e Traumës: Përforcojmë shërbimin gjatë festës

by A R
31/12/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shërbim i përforcuar me ekipe mjekësore gjatë ditëve të festave dhe autoambulancë në sheshet kryesore të qyteteve, për të garantuar shërbim të shpejtë në rast të urgjencave mjekësore dhe më shumë siguri për qytetarët”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, spital i cili pret dhe numrin më të madh të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve.

Ky takim vjen në kuadër të masave shtesë të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore, pikat kufitare dhe personel “on call” në rast nevoje.

“Kemi marrë të gjitha masat që natën e ndërrimit të viteve urgjencat mjekësore, ambulancat, njësia e helikopterëve të jenë në gadishmëri për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje. Ndalimi i tregtimit të fishekzjarreve këtë vit pritet të lehtësojë edhe traumat që çdo vit shkaktohen nga fishekzjarret dhe mjetet piroteknike”, tha Manastirliu.

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës. Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në postacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej (njëra midis Muzeut Kombëtar dhe Hotel “Tirana International” dhe tjetra para Bankës së Shqipërisë).

Nisur nga rritja e numrit të thirrjeve të urgjencës gjatë ditëve të fundit, janë marrë masa edhe për shtimin e personelit me mjekë dhe infermierë në Njësinë e Koordinimit të Urgjencës Mjekësore, si edhe një ekip shtesë me mjekë dhe infermierë “on call”.

Sipas urdhërit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.

Gjatë takimit me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Traumës, Ministrja bëri një falenderim të posaçëm për ekipin mjekësor që do të shërbejë 24/7 në këto ditë festash.

/a.rada

Next Post
Befason moti në dhjetor, ja sa do të shkojnë temperaturat

Parashikimi i motit, ja temperaturat në ditën e parë të janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In